Lajme

Shtypi gjerman: Opozita shqiptare e lidhur me mafien e ndërtimit, ambasadorët kanë besim te Rama

Autori: Gazeta inFokus 09:53 | 24 June 2017

Jo vetëm zhvillimet në Shqipëri, por edhe tendenca e rritjes së numrit të luftëtarëve islamistë në Kosovë zë vend në faqet e shtypit gjerman të së premtes. Në një artikull të botuar ditën e djeshme nga gazeta gjermane “Tageszeitung” vëmendja drejtohet tek zgjedhjet parlamentare që zhvillohen në Shqipëri të dielën. Autori i shkrimit dyshon, nëse kësaj here do të kemi votim të lirë e të drejtë. “Zgjedhjet e lira e të ndershme janë një temë e vazhdueshme në Shqipëri.

Organizata për Siguri e Bashkëpunim në OSBE gjithmonë ka pasur kritika për votimet”, shkruan gazetari. Nga ana tjetër, gazeta gjermane vëren, se gjatë fushatës zgjedhore të dyja palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për korrupsion. “Opozita akuzon qeverinë, se nuk ka bërë gjë kundër fenomenit të kanabisit në zonat e largëta malore, dhe se zyrtarë komunalë, policë apo gjykatës janë pjesë e sistemit që merr miliona euro. Shqipëria u ngrit në prodhuesin më të madh të marjuanës nën qeverisjen Rama, sipas opozitës. Por opozita harron, se pikërisht në këto zona rurale ajo ka shënuar suksese të mëdha në votime, dhe se po ashtu është e lidhur me shumë fije me mafien e ndërtimit. Ndërsa Edi Rama dhe socialistët kundërpërgjigjen se demokratët nuk e duan reformën në drejtësi”, theksohet në gazetë më tej.

Sipas gazetës gjermane, “Taz”, plani i Edi Ramës është “shndërrimi radikal” i shtetit dhe shoqërisë. “Diplomatët e huaj në Tiranë prandaj besojnë tek ai, se mund ta çojë përpara anëtaren e NATO-s.” Rama mund të fitojë në këto votime shumicën parlamentare, shkruan “Taz”.Ndërsa gazeta “Die Welt i kushton vëmendje islamizmit në Kosovë, duke theksuar, se Kosova krahasuar me numrin e popullsisë ka dendësinë më të madhe të islamistëve në Europë. Në shumë xhami kërkohet të rekrutohen milicë terroristë. “Nga njëra anë shëtisin në sheshin para monumentit të Bill Klintonit vajza të reja të veshura me funde, shumë pak mbajnë shami koke, shkruan gazeta gjermane.

-Advertisement-

Por kjo është njëra anë e shtetit të ri të Kosovës, sipas “Die Welt”. Ana tjetër duket pak metra më larg në një xhami të futur mes ndërtesave. Para saj qëndrojnë dy burra me mjekra të gjata që reagojnë me agresivitet ndaj kamerave ‘futi ato brenda, ndryshe do kesh probleme’. Një tjetër ofrohet dhe përpiqet të qetësojë situatën. Mos jini kaq agresivë me miqtë”, shkruan Die Welt.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera