Lajme

Shtypi gjerman: Mundësia për një zgjidhje apo kaos të ri në Ballkan

Autori: Gazeta inFokus 13:08 | 29 August 2018

Mediat gjermane shkruajnë rreth demarkacionit të Serbisë dhe Kosovës, duke e interpretuar si një shans që zgjidhja më së fundi të vijë nga rajoni dhe si një rrezik për kaosin në gjithë Ballkanin.

Andreas Ernst, një ekspert për Ballkanin, thotë se hapësira e re e negociatave është hapur nga Shtëpia e Bardhë ku administrata e Donald Trump nuk e respekton tabunë e vjetër.

Ai thotë se komisionari i BE për Zgjerimin Johannes Hahn ka kundërshtuar kancelaren Angela Merkel dhe qëndrimin e saj të ashpër për mos ndryshimin e kufijve duke thënë se ky është një konflikt dypalësh dhe jo një precedent për të gjitha mosmarrëveshjet.

-Advertisement-

Duke argumentuar se ka një vonesë midis njohësve të rajonit për shkak të ndikimit të mundshëm domino në Bosnjë dhe Maqedoni, Ernst thotë se tone të tilla janë dëgjuar nga Republika Serbe pa asnjë pasojë edhe me rastin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Ndërsa, Carl Biltd, ish-ministri i Jashtëm suedez, thotë se ka ardhur deri “kthimi i idesë për të krijuar vende mono-etnike në Ballkan”, por që kjo sipas tij është një iluzion, siç ka treguar e kaluara e rajonit.

Ai beson se presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka një pozitë të fortë në Serbi dhe ka shumë ndikim në media, por që sistemi politik i Kosovës është shumë i fragmentuar, gjë që do ta vështirësojë Parlamentin e Kosovës për të miratuar heqjen dorë nga veriu i Kosovës.

Bildt thotë se ka përshtypjen se SHBA nuk janë më “të gatshme për të marrë përgjegjësinë për politikën e saj” dhe do t’ia lënë gjërat Evropës, e cila në rastin më të mirë është inerte”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera