Lajme

Shtypet me veturë 46-vjeçarja në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 12:17 | 24 January 2019

Mëngjesin e së enjtës ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë. Vetura ka goditur një këmbësore e cila po trajtohet në QKU. Trajtim mjekësor ka kërkuar edhe shoferja e veturës.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ahmeti tha se policia po merret me rastin, ndërsa nuk u raportua për të arrestuar.

“Rreth orës 07:00 në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë ka ndodh një aksident trafiku mes një automjeti dhe një kmëbsoreje, si pasojë e aksidentetit lëndime trupore ka pësuar V.K, viti i lindjes 1973. Gjithashtu tretman mjekësor ka kërkuar edhe shoferja e automjetit që është përfshi në aksident. Me rastin po merret policia”, tha Ahmeti.

-Advertisement-

Policia e Kosovës vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunikacion./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera