Lajme

Shtylla elektrike bie mbi veturë, lëndohen tre persona

Autori: Gazeta inFokus 16:33 | 20 September 2022

Një shtyllë elektrike është rrëzuar sot mbi një veturë derisa ishte në lëvizje në rrugën “Bekim Fehmiu”, në Prishtinë, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar tre persona.

-Advertisement-

“Sot rreth orës 13:40, kemi pranuar informatës se në rrugën “Bekim Fehmiu” në Prishtinë, një shtyllë elektrike ka rënë mbi një veturë e cila ishte në lëvizje. Si pasojë tre persona janë lënduar dhe të njëjtve u është ofruar tretman mjekësor.

Njësitet përkatëse të Drejtorisë Rajonale të policisë në Prishtinë po merren me rastin”, tha Ahmeti./Gazeta Infokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera