Lajme

Shtyhet zgjedhja e një anëtari të Bordit të ‘Ibër-Lepencit’

Autori: Gazeta inFokus 14:23 | 15 May 2018

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës ka propozuar që të votohet për një anëtar të bordit të ‘Ibër-Lepencit’, shkruan Infokusi.com.

Lluka ka thënë se mungesa e edhe një anëtar po pamundëson kuorumin në mbledhjet e ndërmarrjes.

‘Pas lirimit të 4 vendeve në Ibër-Lepec, propozoj që të votojmë një anëtar të paktën që të mundësohet kuorumi i mbledhjeve të kësaj ndërmarrjeje’, ka thënë Lluka.

-Advertisement-

E ai propozoj që anëtari i ri të jetë Ejup Qerim, por kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se emërimi do të bëhet në mbledhjen e ardhshme.

‘Presim deri mbledhjen e javës së ardhshme, besoj se edhe ata na presin edhe një javë’, ka thënë Haradinaj.

Katër anëtar të Bordit të Ndërmarrjes “Ibër-Lepenci’ janë shkarkuar rreth një javë më parë me propozimin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera