Shtyhet shqyrtimi i nismës legjislative për komisonerin për FSK-në
Autori: Gazeta inFokus 12:34 | 08 February 2022
Nisma legjislative për komisionerin parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës do të shqyrtohet në një tjetër mbledhje të komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.
Kjo është vendosur me kërkesë të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët nuk kanë qenë të gatshëm të marrin vendim ani pse kjo nismë ishte paraparë të shqyrtohej në mbledhjen e sotme.
Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli ka thënë se raporti është kryer nga grupi punues por meqë sot kërkohet vendimmarrja ai ka propozuar që të shtyhet për një mbledhje tjetër.
“Unë po konsideroj që nuk janë plotësuar kushtet për shkak që grupi parlamentar po kërkon që me shty për një mbledhje tjetër për shkak se nuk jemi në gjendje qe të marrim ndonjë vendim”, ka thënë Dugolli.
Ndërsa deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni ka thënë se grupi i punës e ka përfunduar punën dhe se rekomandimet janë të gatshme.
“Nuk prish punë nëse për një javë e shtyjmë megjithëse grupi e ka kryer punën, ne e kemi raportin dhe rekomandimet janë të gatshme”, ka thënë ai.
Shqyrtimi dhe vendimi për këtë nismë legjislative është vendosur të bëhet në mbledhjen e radhës të komisionit.
“Po e presim grupin parlamentar të Vetëvendosjes për me u koordinu edhe këta në mënyrë që takimin e ardhshëm të jemi të gatshëm që të procedojmë”, ka thënë kryetari i komisionit, Bekë Berisha.
Tutje, deputetët kanë diskutuar për planin e punës së komisionit dhe shtimin e aktiviteteve, ndër të tjera edhe për të ftuar në raportim zyrtarë të institucioneve të sigurisë.
Deputeti Fatmir Humolli ka thënë se institucionet duhet të kujdesen për strehimoret të cilat mund të shërbejnë në rast nevoje.
“Po besoj na deputetët kemi mundësi në mënyrë të organizuar më i vizitu të gjitha institucionet tona me përjashtim gjykatën e Hagës që nuk mundemi me vizitu për shkak që është gjykatë jashtë vendit. Unë kisha kërku që Ministria e Infrastrukturës për shkak të mundësive dhe nevojave me pa institucionet tona sa janë të kujdesshme për strehimore dhe kam përshtypje për strehimore nuk kujdeset askush në Kosovë”, ka thënë Humolli.
Ndërsa deputeti Rashit Qalaj ka shtruar një tjetër temë por e cila u diskutua me dyer të mbyllura pa praninë e mediave në sallë.
“Kjo është pak e ndjeshme çka po du me fol, por po foli vetëm pjesën e parë, kështu që mirë kryetar me mbajt ndonjë takim të përbashkët me komisionin për AKI dhe me ftu edhe drejtorin e Policisë edhe të AKI-së dhe me bisedu për një temë që në këtë rast nuk mundem me fol, por bisedojmë kur të jemi pa media, është shumë sensitive dhe besoj që është në interes së pari për ne si komision”, ka thënë Qalaj.
Të tjera
-
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në rrug...
-
Një orë pritje për të hyrë te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë
Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikave kufitare te Dheu i Bardhë, dhe në...
-
Sullivan: Trump ka vërtetë mundësi që ta negociojë marrëveshjen bërthamore me Iranin pas rënies së Assadit në Siri
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan sugjeroi se ekzist...
-
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Një akt ekstrem censure, e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike Sali Berish...
-
Lorik Cana zgjedh dy politikanët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave
Lorik Cana, kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare të futbollit i ka zgjedhur...
-
Haziri: Kurti ka refuzuar formatin e dialogimit me BE e SHBA, s’i përputhet mendësia politike me atë që kërkon Edi Rama
Nënkryetari i LDK-së dhe një prej figurave politike që ka qenë pjesë e proces...
-
Gjoshi, PDK: Të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj e jo njëherë në vit
Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të mo...
-
“100 euro fëmijës së prindit në rast social, 100 euro djalit të ministrit”: Miftaraj kërkon qeveri normale
Pas vendimit për shpërndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët – që ...
-
Shtesa 100 euro e qeverisë Kurti, PDK e qartë: Përpjekje për të mbuluar dështimin katërvjeçar
Partia Demokratike e Kosovës, po e cilëson të pamjaftueshme, ndarjen prej 100...
-
Pritje mbi 1 orë për të hyrë në Kosovë
Bashkatdhetarët vazhdojnë të vijnë në numër të madh në Kosovë, duke shkaktuar...
-
Shtesat e Kurtit, Muharremi: Korrupsion i pastër elektoral, 100 EURO Vota
Njohësi i integrimeve eveopiane, Shenoll Muharremi ka kritikuar ashpër kryemi...
-
Murati: Ata që paguhen nën 350 euro të raportojnë në ATK apo në Inspektratin e Punës, do të marrim masa
Ministri i Financave, Hekuran Murati u bëri thirrje punëtorëve që paguhen nën...