Sport

Shtyhet shorti i Kupës së Kosovës, kjo është arsyeja

Autori: Gazeta inFokus 15:23 | 27 November 2020

Shorti i paraparë për t’u tërhequr sot për 1/16 e finales së Kupës së Kosovës është shtyrë.

Kjo për shkak se në bazë të rregullores së re të garave nga ky rreth shorti duhet të jetë gjysmë i dirigjuar, ku në njërën vazo futen 16 ekipe (10 të Superligës dhe 3 ekipet e para nga secili grup i Ligës së Parë pas përfundimit të stinorit vjeshtor) dhe në vazon tjetër 16 ekipet e tjera (14 ekipet e Ligës së Parë nga pozita 4 deri në pozitën 10 nga secili grup pas përfundimit të stinorit vjeshtor) dhe dy ekipet e kualifikuara nga tri rrethet e para nga Liga e Dytë dhe Liga e Tretë.

Duke pasur parasysh se garat e Ligës së Parë të stinorit vjeshtor nuk kanë përfunduar ende dhe renditja tabelare mund të ndryshojë në dy javët e fundit, atëherë Komisioni i Garave në mënyrë që të mos ketë konsekuenca, me mirëkuptimin e përfaqësuesve të klubeve, e vlerësoi të arsyeshme që tërheqja e shortit të rrethit të 1/16 së finales së Kupës së Kosovës të shtyhet dhe të bëhet menjëherë pas përfundimit të stinorit vjeshtor në Ligën e Parë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera