Lajme

Shtyhet seanca për Aulon Zekën

Autori: Gazeta inFokus 11:17 | 15 December 2017

Seanca e sotme gjyqësore për vrasjen e Aulon Zekës është shtyrë, kanë njoftuar familjarët.

Gjykatësi e ka shtyrë seancën për shkak të mosprezencës së dëshmitarëve.

Kjo seancë është caktuar të mbahet me 29 dhjetor.

-Advertisement-

I ndjeri Zeka u vra në shtator të këtij viti në kryeqytet ndërsa pas vrasjes, si të dyshuar u arrestuan dy persona të cilëve më pas iu caktua paraburgimi.

I mituri G.H., dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë nga neni 179, par.1, pika 1.1 dhe 1.4 e lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

E mitura R.G., dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë nga neni 179 par.1, pika 1.1 dhe 1.4 e lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera