Lajme

Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Gashit, Lushtakut e Shalës, për gjuajtje me armë në odën e Limajt

Autori: Gazeta inFokus 10:46 | 11 February 2019

Seanca fillestare ndaj Dardan Gashit, Sami Lushtakut dhe Endrit Shalës lidhur me gjuajtjen me armë në odën e Fatmir Limajt u shty.

Fillimisht, avokati Arianit Koci propozoi që të shtyhet seanca pasi sipas tij sot  e pranuan një provë e i duhet kohë për ta analizuar e për tu konsultuar më të mbrojturin e tij, Zëvendëskryeministrin Dardan Gashi.

Këtë provë gjykata e ka pranuar nga prokuroria me datë 07.02 . 2019, e deri më sot nuk ia kishte dorëzuar të gjithë palëvë

-Advertisement-

Në anën tjetër, ish kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku kërkoi një datë më vonë sepse do të udhëtoj jashtë shtetit për arsye shëndetësore.

Seanca u shty për datën 27 shkurt në orën 10.

Prokuroria e Gjakovës kishte ngritur aktakuzë ndaj Dardan Gashit, Sami Lushtakut dhe Endrit Shalës, për posedim të paautorizuar të armëve, pasi që të njëjtit ishin parë në një video duke festuar në odën e Fatmir Limajt.

Më pas, kësaj aktakuze iu shtuan edhe Behar Amerllahu, Fadil Demiri dhe Sherif Kastrati.

Të pandehurit në festën e Limajt, pas lirimit nga akuzat e Prokurorisë për krim të organizuar dhe keqpërdorim detyre, janë parë duke gjuajtur me armë nga dritaret e odës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera