Lajme

Shtyhet seanca e Kuvendit Komunal të Gjilanit për zgjedhjen e kryesuesit

Autori: Gazeta inFokus 09:31 | 05 January 2022

Është shtyrë seanca e Kuvendit Komunal të Gjilanit ku pritej që të zgjedhje kryesuesi.

Sot Komuna e Gjilanit ka njoftuar për shtyrjen e kësaj seancë por që nuk ka treguar se kur do të jetë dita tjetër që do të mbahet.

“Shtyhet seanca e Kuvendit Komunal. Seanca e Kuvendit Komunal të Gjilanit, e paraparë për sot, shtyhet për një ditë tjetër, e cila do të vendoset ndërkohë”, njofton Komuna.

-Advertisement-

Ndërsa për sot ishte lajmëruar seanca ku asamblistët e Kuvendit Komunal të Gjilanit do të mblidhen sot për të votuar kryesuesin.

Mbledhja ishte paralajmëruar të fillojë në ora 10:00.

Deri më tani Vetëvendosje si partia fituese e zgjedhjeve në krye me Alban Hysenin nuk kanë arritur që të bëjnë koalicion, ani pse ishin në bisedime me Partinë Demokratike të Kosovës.

Më të dalë fitues i zgjedhjeve, Hyseni kishte deklaruar se nuk e përjashton mundësinë e koalicionit me PDK-në në këtë komunë. Ai pati deklaruar se e përjashton koalicionin me LDK-në meqë me të kanë qenë në garë të drejtpërdrejtë.

Kujtojmë që më 9 dhjetor, Hyseni u betua si kryetar i Komunës së Gjilanit e i cili mori detyrën nga Lutfi Haziri i cili kishte qeverisur me këtë komunë për tetë vite.

Kujtojmë që edhe Komuna e Gjilanit kishte shkuar në raundin e dytë zgjedhjeve që u mbajtën me 14 nëntor e që fitues nxorën Alban Hysenin.

Në raundin e dytë, Hyseni nga Vetëvendosje mori besimin e 21 mijë e 800 gjilanasve apo 51,10 përqind të votave. Kurse kundërkandidati i tij, Haziri mori 20 mijë e 865 vota apo 48,90 përqind.

Hyseni e Haziri ishin në garë të ngushtë edhe në raundin e parë të zgjedhjeve që u mbajtën më 17 tetor. Hyseni kishte siguruar 19 mijë e 57 vota, ndërsa Haziri 18 mijë e 546.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera