Shtyhet për në shtator gjykimi i “komplotusve të puçit” në Mal të Zi
Autori: Gazeta inFokus 15:32 | 20 July 2017
Gjykimi i 14 personave të akuzuar për komplot për të rrëzuar Qeverinë malazeze, është shtyrë për në shtator.
Gjykatësja Suzana Mugosha, e ka bërë të ditur lajmin për shtyrje, pasi avokatët mbrojtës kanë parashtruar disa mocione dhe kanë kërkuar më shumë kohë për t’u përgatitur. Mugosha ka thënë se gjykimi do të shtyhet deri më 6 shtator “në mënyrë që të mos cenohet e drejta e palës mbrojtëse”.
Ky proces gjyqësor ka nisur më 19 korrik, por është ndërprerë për shkak të mocionit të mbrojtjes për të zëvendësuar prokurorin.
Autoritetet shtetërore në Mal të Zi pretendojnë se nacionalistët rusë dhe serbë kanë tentuar të marrin nën kontroll parlamentin gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2016, të vrasin kryeministrin e atëhershëm malazez, Millo Gjukanoviq, dhe të instalojnë një udhëheqësi, e cila do ta pengonte anëtarësimin e Malit të Zi në NATO.
Të pandehurit përfshijnë Andrija Mandiqin dhe Millan Knezheviqin, deputetë nga partia opozitare malazeze Fronti Demokratik, nëntë shtetas serbë, një tjetër malazez dhe dy rusë që gjykohen në mungesë.
Mali i Zi ka thënë se “organet shtetërore ruse” kanë qenë të përfshira në këtë ngjarje, mirëpo Rusia i mohon këto deklarata.
Mali i Zi është bërë anëtari i 29-të i NATO-s më 5 qershor, duke shënuar një kthim historik drejt aleancës transatlantike.
Të tjera
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...