Sport

Shtyhet ndeshja në Premierligë, kjo është arsyeja

Autori: Gazeta inFokus 18:59 | 01 December 2020

Ndeshja ndërmjet Newcastle Unitedit dhe Aston Villas, e paraparë të zhvillohej të premten në kuadër të xhiros së 10-të në Premierligë është shtyrë për një datë tjetër, shkruan Gazeta inFokus.

Arsyeja e shtyrjes së kësaj përballje është numri i rasteve me koronavirus të skuadra e Newcastles.

Vendasit kanë njoftuar se në testimet e fundit për ‘Covid-19’ kanë rezultat pozitiv disa anëtar të klubit dhe kështu kanë kërkuar nga federata që të shtyhet kjo sfidë.

-Advertisement-

Federata e Futbolli e Anglisë e ka pranuar kërkesën e Newcastles dhe ka vendosur që këtë ballafaqim ta shtyjë për një datë të pacaktuar./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera