Sport

Shtyhet ndeshja e Premierligës, kjo është arsyeja

Autori: Gazeta inFokus 16:14 | 11 January 2021

Ndeshja ndërmjet Aston Villas dhe Tottenhamit e paraparë të zhvillohej këtë të mërkurë është shtyrë për një datë të pacaktuar, shkruan Gazeta inFokus.

Arsyeja e shtyrjes është numri i rasteve pozitive me koronavirus te skuadra e Aston Villas.

Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi nga Birminghami, ku ka njoftuar se për shkak të rasteve me ‘Covid-19’ janë detyruar të shtyjnë këtë përballje me ‘Spurs’.

-Advertisement-

Në vend të kësaj sfide, Tottenhami do ta luaj ndeshjen e mbetur me Fulhamin, takim ky që ishte shtyrë po ashtu për shkak të koronavirusit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera