Lajme

Shtyhet mbajtja edhe e një festivali tjetër në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 12:43 | 16 June 2022

Festivali i filmit “Prishtina International Film Festival” i paraprë të mbahet në Prishtinë në muajin korrik është shtyrë për në muajin gusht.

Përfaqësues të këtij festivali përmes një komunikate për media kanë njoftuar se edicioni i 14-të i PriFest do të mbahet nga 23 deri në 28 gusht raporton Gazeta Express.

“Edicioni i 14-të i këtij festivali i planifikuar te realizohet  ne korrik, eshte shtyre dhe do të mbahet me 23-28 gusht. Për detaje të tjera do t’ju informojmë me kohë”, thuhet në komunikatë.

-Advertisement-

Festivali tjetër “Sunny Hill” që ishte paraparë të mbahet në gusht në kryeqytet është zhvendosur në Tiranë.

Kurse festivali i birrës “Beerfest” që pritej të mbahej në qershor është anuluar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera