Lajme

Shtyhet konferenca për media e presidentes Osmani dhe kryeministrit Kurti, kjo është arsyeja

Autori: Islam Morina 23:42 | 27 July 2021

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti, kishin paraparë një konferencë për media nga ora 23:00 me rastin e ardhjes së mërgimtareve të lënduar në aksidentin tragjik në Kroaci, shkruan Gazeta Infokus.

Mirëpo kur ka kaluar ora 23:30 kjo konferencë nuk është mbajtur, pasi Osmani dhe Kurti po presin që të gjithë të mbijetuarit e aksidentit që kanë ardhur të bashkohen me familjarët e tyre dhe të largohen nga ambientet e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësja e qeverisë së Kosovës, Rozafa Kelmendi. /Gazeta inFokus/

Të tjera