Shtyhet hyrja në fuqi e sistemit ETIAS, liberalizimi i vizave jo më vonë se 1 janar 2024

Autori: Gazeta inFokus
13:54 | 01 March 2023
Bashkimi Evropian e ka shtyrë funksionalizimin e sistemit ETIAS për në vitin 2024, ndonëse ai është paraparë të hyjë në fuqi më 1 nëntor të këtij viti.
Hyrja në fuqi e këtij sistemi është kthyer në temë të rëndësishme për qytetarët e Kosovës, sepse me të është lidhur liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës.
Megjithatë, në vendimin për vizat për Kosovën, është thënë se nëse sistemi ETIAS, nuk hyn në fuqi deri në nëntor të këtij viti, liberalizimi i vizave për Kosovën do të hyjë në fuqi më 1 janar 2024.
Në faqen e ETIAS-it nuk janë dhënë arsye për shtyrjen e këtij vendimi.
Disa burime diplomatike i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se qëndrimi që “jo më vonë se 1 janar 2024 nuk do të thotë se [liberalizimi] nuk mund të ndodhë më herët“.
Si funksionon ETIAS?
ETIAS është sistem evropian për autorizim dhe informacione rreth udhëtimit.
Ky sistem – krejtësisht elektronik – mundëson verifikimin e të dhënave të qytetarëve të vendeve të treta, që nuk nevojë për vizë, për të hyrë në Zonën Schengen.
Aty kërkohet emri, vendi i lindjes, gjinia, kombësia dhe secili që plotëson formularin duhet të ketë pasaportë, email dhe një kartelë krediti për të kryer pagesën simbolike për këtë dokument.
Autorizimi për udhëtim lëshohet shpejt dhe në mënyrë automatike, përveç nëse ka dyshime për të kundërtën.
Dokumenti valid ETIAS më pas rishikohet nga roja kufitare e shtetit, që merr vendimin final për hyrjen potenciale të udhëtarit në një vend të Zonës Schengen./rel

Të tjera
-
Havolli akuzon Muratin për bllokim të projektit të unazës së jashtme të Prishtinës
Drejtori i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës, Sokol Havolli, i ka reagu...
-
Kush është Prek Kodra që kërkohet nga SPAK, dikur ishte akuzuar se kishte planifikuar të vriste Albin Kurtin
Lene Prroni është e moshuara që dyshohet se është përdorur nga i kërkuari i d...
-
Shehu njofton asfaltimin e një segmenti të rëndësishëm në Junik, thumbon “kryetarët e statuseve”
Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu, ka njoftuar fillimin e asfaltimit të rrugës...
-
“Paska rrejtë”, Murati i reagon Ramës pasi akuzoi Qeverinë në detyrë për bllokim të buxhetit të Prishtinës
Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i ka r...
-
Situata me zjarret merr përmasa serioze në Kosovë, sot u regjistruan 66 raste
Agjencia për Menaxhimin Emergjent (AME) ka njoftuar se situata me zjarret ka ...
-
Abdixhiku: Imri Ahmeti plus 4, sonte zyrtarizuam kandidaturën e njeriut më meritor për transformimin e Lipjanit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shprehur përkrahjen për Imri Ahmetin s...
-
“Qe merre në telefon gjeneralin”, Lladrovci thotë se Sami Lushtaku, Mërgim Lushtaku dhe Ganimete Musliu kanë lobuar kundër tij
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë në “Rubikon”, se deputetët Mer...
-
Lladrovci: Sami Lushtaku më sulmoi nën brez, tha që unë e kam çuar Thaçin në Hagë
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, tha se nënkryetari i Skenderajt, Sami L...
-
E konfirmon IPK-ja: Arrestohen 5 zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan
Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e saj në koordinim të v...
-
SKANDAL me dëshmitarin e EULEX-it, Nazim Bllaca ruante kontakte të fshehta me prokurorë serbë
Nazim Bllaca, i njohur si dëshmitari bashkëpunues i EULEX-it në rastet e fams...
-
Bajqinovci: I kemi numrat për Kuvend
Sot u shënua edhe dështimi i 43-të i përpjekjes për konstituimin e Kuvendit t...
-
Lladrovci i përgjigjet Lushtakut: Nuk jam normal për të, s’mundet ai me ardh në Drenas me ia fut derës me këmbë
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i ka reaguar Sami Lushtakut pasi ky e f...