Shtyhet gjykimi ndaj të akuzuarit për krime të luftës në Kosovë, Millorad Gjokoviq

Autori: Gazeta inFokus
14:08 | 05 September 2024
Me kërkesë të mbrojtësit të të akuzuarit Millorad Gjokoviq, avokatit Vasilije Arsiq, është shtyrë seanca e së enjtes në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku Gjokoviq po akuzohet për krime lufte.
Avokati Arsiq kërkoi që seanca të shtyhet me arsyetimin se nuk i kanë në posedim disa shkresa të lëndës të përkthyera.
Ai kërkoi nga trupi gjykues që të aprovohet kërkesa e tij për përkthimin e shkresave të kërkuara; procesverbali i dëshmisë së dëshmitarit Ferat Morina, procesverbali i dëshmisë së dëshmitarit Halit Gashi dhe deklarata e dhënë në Stacionin Policor në Vitomiricë dhe përkthimi i ditarit- pjesën e ngjarjes së fshatit Ozdrim, shkruan Betimi për Drejtësi.
Këtë kërkesë, kryetari i trupit gjykues Valon Kurtaj e aprovoi. Në këto rrethana, seanca e sotme u ndërpre.
Sipas aktakuzës së përpiluar më 23 qershor 2023, Millorad Gjokoviq akuzohet se në vitet 1998-1999, në fshatin Ozdrim- Komuna e Pejës dhe në fshatrat përreth regjionit të Pejës, si pjesëtar i forcave policore dhe ushtarake serbe, ka aplikuar masat e vrasjes, bastisjes, rrahjes, maltretimit, arrestimit, torturës, trajtimit në mënyre mizore dhe çnjerëzore, mbajtjes në kushte skllavërie, dëbimit dhe deportimit të dhjetëra civilëve shqiptarë. Akuzohet edhe për plaçkitje, djegie dhe shkatërrimin e shtëpive të popullsisë civile të nacionalitetit shqiptar.
Në aktakuzë thuhet se nga ana veriore e fshatit Ozdrim me rrugën regjionale Pejë – Mitrovicë, kishin hyrë ushtria e rregullt dhe në fund nga ana perëndimore e fshatit Ozdrim e cila kufizohet me fshatin Vitormiricë kishin hyrë grupet paramilitare të përzier edhe me pjesëtarë të njësiteve speciale ushtarake, filluan të shtinin me armë në drejtim të popullsisë civile me ç‘rast u vranë gjashtë civilë të nacionalitetit shqiptarë: I.K Sh.K, E.M, R.Sh, Z.Sh dhe M.H, ndërsa tre civilë të cilët u plagosen nga këto të shtëna: A.G, H.G dhe M.G, fillimisht u transportuan për në spitalin e Pejës e më pastaj u ekzekutuan dhe u varrosën në fshatin Lutogllavë, si dhe pesë civil të nacionalitetit shqiptarë: R.K, Z.K, A.K, A.K, A.Sh u vranë gjatë ofensivës, por asnjëherë nuk u gjetën trupat e tyre prandaj ende figurojnë si të zhdukur.
Me këtë, Gjokoviq ngarkohet se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ( tutje “LP i RSFJ-së”) si ligji në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale.

Të tjera
-
Vrit*et Agim Muharremi, pjesëtar i Armatës maqedonase – Policia kërkon të dyshuarin
Agim Muharremi, pjesëtar i Armatës së Maqedonisë së Veriut është vrarë paradi...
-
Shuhet zja*rri që shpërtheu në një kamion në autostradën “Ibrahim Rugova
Një kamion është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në autostradën “Ibrahi...
-
Bulliqi: Është kërkesa e Kurtit që të kandidoj edhe për një mandat
Kryetari aktual i Podujevës dhe kandidati i VV-së edhe për një mandat në këtë...
-
Abdixhiku mbledh ekipin për kryeqytetin: Punë e punëtori, Prishtina duhet me u dashtë, jo me u lakmu
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se pas zyrtarizimit të k...
-
“Zotëriu i parë” i Kosovës: 30 vite pas, Vuçiq vazhdon të ushqejë të njëjtat fantazi gjenocidale si Millosheviqi
Bashkëshorti i Presidentes Vjosa Osmani, Prindon Sadriu, e ka përkujtuar vikt...
-
Ish shefi i Policisë në Suharekë: S’u shkarkova, jam transferuar për nevoja operative
Ish-shefi i policisë në Suharekë, kapiteni, Afrim Sylaj, është transferuar ng...
-
Kapet rreth një kilogram dro*gë në Pejë
Prokuroria e Pejës bashkë me njësitin anti-drogë në Pejë kanë zhvilluar një b...
-
Digjen tej mase bjeshkët në mes Peshkopisë dhe Burrelit
Një zjarr masiv ka përfshirë sot bjeshkët në zonën midis Peshkopisë dhe Burre...
-
Shkarkohen komandantët e Policisë në Pejë, Suharekë e Klinë, emërohen komandantë të rinj
Policia e Kosovës e ka bërë ndryshime në pozitat drejtuese të komandantëve të...
-
Qeveria në detyrë ndan mbi gjysmë MILIONI euro për individë të përzgjedhur nga Hajrullah Çeku – LISTA E PLOTË
Pas ndarjes së afro 5 milionë eurove për organizata joqeveritare, qeveria në ...
-
Komuna e Prishtinës merr masa për rregullimin e parkingjeve, disa nuk do të lejohen të operojnë
Komuna e Prishtinës ka ndërmarrë masa për rregullimin e parkingjeve në kryeqy...
-
KEK paralajmëron bizneset: Nëse s’keni lidhur marrëveshje me ndonjë furnizues, pas 30 korrikut do të mbeteni pa rrymë
Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se nga data 30 korrik, biznezet q...