Shtyhet “French Open”, kjo është arsyeja
Autori: Gazeta inFokus
17:33 | 08 April 2021
Turneu i madh i Grand Slamit në Roland Garros do të shtyhet me një javë.
Drejtuesit e Slamit Francez vendosën që të shtyjnë me 7 ditë edicionin e sivjetshëm të turneut të famshëm parizen, me synimin për të patur më shumë spektatorë të pranishëm nëpër shkallët e stadiumeve.
Edicioni i kaluar i vitit 2020 u kushtëzua ndjeshëm nga pandemia e koronavirusit dhe të gjitha ndeshjet u ndoqën nga një maksimum i mundshëm prej vetëm 1.000 spektatorësh.
Tani organizatorët shpresojnë shumë që gjërat të përmirësohen dhe në edicionin e sivjetshëm të Roland Garrosit të ketë një pjesëmarrje masive. Edicioni i 124 u zhvillua në një periudhë krejtësisht të pazakontë, për shkak të pandemisë së koronavirusit, nga 27 shtatori deri më datën 11 tetor dhe vitin e kaluar triumfuan spanjolli Rafael Nadal te meshkujt dhe tenistja polake Iga Swiatek.
Këtë radhë drejtuesit kishin planifikuar datën 23 maj për startin e edicionit të sivjetshëm, datë që bie ndesh me masat shtrënguese të marra nga Qeveria Franceze, kështu që organizatorët vendosën që edicioni I 125 të zhvillohet nga 30 maji deri më datën 13 qershor, ndërkaq ndeshjet kualifikuese do të luhen një javë më herët.
Franca është duke përjetuar izolimin e tretë të plotë në të gjithë vendin, për arsye të përshkallëzimit të situatës së pandemisë së koronavirusit. Presidenti francez Emmanuel Macron më herët ka deklaruar se ai pret që periudha e karantinimit këtë herë të marrë fund në mesin e muajit maj.
Nga Federata Franceze e Tenisit FFT drejtuesit qartësuan se një shtyrje e tillë përfaqëson zgjidhjen më të mirë të këtij problemi. Presidenti i Federatës Franceze të Tenisit Gilles Moretton u shfaq i kënaqur për gjetjen e gjuhës së përbashkët, në bisedimet e shumta ndërmjet autoriteteve publike, krerëve të tenisit botëror, partnerëve të ndryshëm dhe transmetuesve të shumtë, falë të cilëve u arrit edhe marrëveshja e përbashkët për shtyrjen me një javë të edicionit aktual të Slam-it Parizien.
Në mesin e muajit shkurt Gilles Moretton grumbulloi 5.648 vota gjithsej, duke u zgjedhur si presidenti i FFT me 2.067 vota më shumë se sa Bernard Giudicelli dhe sipas 63-vjeçarit të sapoemëruar në postin më të lartë drejtues të tenisit francez një zgjidhje e tillë do t’iu japë më shumë kohë autoriteteve të shëndetit publik për të marrë masat e nevojshme dhe në mënyrë të kuptueshme kështu do të rriten ndjeshëm shpresat për një pjesëmarrje shumë më të lartë të spektatorëve në Kompleksin e Roland Garros-it. Moretton shtoi se për lojtarët, drejtuesit apo qoftë edhe për atmosferën që krijohet prania e spektatorëve është shumë e rëndësishme për një turne të tillë.
Shtyrja e Slam-it Francez me një javë pritet që të influencojë gjithashtu edhe kalendarin përsa i përket disa turneve të veçantë që zhvillohen si zakonisht në Federatat ATP dhe WTA në këtë pjesë të sezonit. Në këtë mënyrë edicioni i 125 i Roland Garros-it do të përfundojë pikërisht dy javë përpara se të startojë turneu i mirënjohur i Wimbledon-it. Përsa i përket sezonit të veçantë në green dhe aktiviteteteve që luhen në fushat me bar gjithçka do të fillojë më datën 7 qershor, me turnetë e përvitshëm që organizohen në Hertogenbosch, Stuttgart dhe Nottingham. /SS/
Të tjera
-
Reagon Latifi: Përpjekjet me e fetarizu figurën e Adem Jasharit janë projekt i UDB-së
Profesori Blerim Latifi ka reaguar pas deklaratave të hoxhës Osman Musliu se ...
-
Moti gjatë ditëve të ardhshme
Java fillon me mot të ngrohtë. Nga e marta pritet përkeqësim i motit me rënie...
-
Lajm i shumëpritur për fermerët kosovarë
Në fund të muajit mars, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rura...
-
Kolona të gjata në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri
Mijëra qytetarë të Kosovës fundjavën e kaluan në Shqipëri. Ky fluks i madh...
-
Kina po e shqyrton mundësinë e kombinimit të vaksinave kundër COVID-19
Një zyrtar i lartë i Kinës për kontrollin e sëmundjeve tha se Pekini zyrtar p...
-
PDK paralajmëron konferencë për media nesër
Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar konferencë për medie në oborrin...
-
“Vaksinat kundër Covid-19 duhet të quhen Trumpcine”
Donald Trump ia faturoi meritat vetes për zhvillimin e disa vaksinave kundër ...
-
Shefqet Krasniqi tregon se cila parti politike i ka bërë ftesë
Hoxha Shefqet Krasniqi, ka folur rreth ofertave që ka pasur nga partitë polit...
-
NASA nxjerr një imazh spektakolar nga planeti Mars
Në Mars ekzistojnë edhe dunat blu, siç tregohet nga një imazh i ri i NASA’s n...
-
Shefqet Krasniqi tregon se a duhet të agjërojnë personat që e kanë kaluar COVID-19
Hoxha Shefet Krasniqi, ka folur rreth asaj se a duhet ta agjërojnë Muajin e S...
-
Kurti premtoi rrogë mesatare 250 euro, punëtorët kërkojnë 350 euro
Ekonomistët thonë se premtimet e bëra gjatë fushatës, vështirë të realizohen ...
-
Shefqet Krasniqi tregon se kur lejohet kontakti intim gjatë Ramazanit
Hoxha Shefqet Krasniqi ka folur rreth rregullave të agjerimit dhe gjërat që j...