Lajme

Shtyhet fluturimi i Haradinajt për në Hagë, kjo është arsyeja

Autori: Gazeta inFokus 12:38 | 23 July 2019

Udhëtimin për në Hagë kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, e kishte të planifikuar në orën 12:30.

Por në bazë të një njoftim të lëshuar nga zyra e tij, fluturimi  është shtyrë për disa orë, shkruan gazeta inFokus.

“Ju njoftojmë se fluturimi me të cilin ka pasur të udhëtojë Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj për në Hagë, është shtyrë për disa orë, për shkak të vonesave të kompanisë së fluturimeve “Austrian Airlines” thuhet në këtë njoftim./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera