Lajme

Shtyhet fillimi i numërimit të votave me postë për Komunën e Dragashit

Autori: Gazeta inFokus 14:52 | 14 December 2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është shtyrë fillimi i numërimit të votave me postë për Komunën e Dragashit.

Sipas njoftimit, numërimi i këtyre votave do të fillojë nga ora 16:00.

Ndërkohë, KQZ nga ora 15:00 pritet që të mbajë mbledhjen e rashës e ku do të shqyrtohet një rekomandim lidhur me procedimin e disa pakove të supozuara me fletëvotime.

-Advertisement-

“ju njoftoj se sot (e martë, 14 dhjetor, ora 15:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë një tjetër mbledhje para fillimit të numërimit të fletëvotimeve nga jashtë Kosovës që i takojnë përsëritjes së raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit ku do të shqyrtohet një rekomandim lidhur me procedimin e disa pakove të supozuara me fletëvotime. Po ashtu, ju njoftoj se numërimi i paraparë në orën 15:00, në QNR, është shtyrë për në orën 16:00”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera