Shtrenjtohet nafta dhe benzina në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 13:09 | 14 November 2018
Çmimi i derivateve në Kosovë është ngritur javëve të fundi. Këto çmime janë rritur për rreth 10 cent, ndërsa krahasuar me vitin e kaluar çmimet janë ngritur për 20 cent. Aktualisht çmimi i derivateve në Kosovë varijn prej 1.19 euro për naftë, ndërsa për benzinë deri 1.22.
Në Shoqatën e Naftëtarëve kanë treguar se çmimet kanë pësuar disa ndryshime në këtë vit.
Kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani thotë se kjo ngritje e çmimeve ka ardhur si shkak i berzës ndërkombëtare.
“Sa i përket rritjes së çmimit, ne pikat e karburanteve në Kosovë jemi tregtarë. Diktohet çmimi nga berza dhe nga organizata prodhuese OPEK. Në Kosovë çmimet sillen 1. 19 – 1.20 euro… Ndërsa qe një javë është i njëjti çmim në tregun kosovar. Por, ne nuk jemi ata që diktojmë çmimin, sepse ne nuk kemi rafineri… Ne në një farë forme jemi tregtarë, ku çmimi na diktohet nga furnizimi, të cilin e bëjmë nga shtetet në regjion, prej Serbisë, prej Shqipërisë, prej Maqedonisë dhe Greqisë”, ka theksuar Berjani.
Ndërsa, për mungesë të cilësisë së derivateve, ai shton se Shoqata e Naftëtarëve ka kërkuar të kontrollohet në kufi, sepse kjo cilësi është duke u kontrolluar mjaft pak.
“Cilësia e naftës, ne gjithmonë kemi kërkuar që të kontrollohet në kufi, por cilësia është në një farë forme, është duke u kontrolluar shumë pak. Kemi bërë apel në Doganë, edhe me shkrim që të kontrollohet cilësia sa më shumë, sepse edhe qytetarët janë më të sigurt që të kenë një derivate më të mirë… kemi kontroll të vogël të cilësisë”, ka thënë ai.
Ndërsa, qytetarët e Kosovës kohëve të fundit janë duke paguar më shumë për derivatet që i harxhojnë automjetet e tyre.
Qytetari Naser Dervisholli, ka thënë se çmimet e derivateve janë të shtrenjta dhe nuk janë të arsyeshme krahasuar edhe me vendet e rajonit. Ai kërkon që të zbriten çmimet, sepse janë të pa përballueshme për qytetarët.
“Të shtrenjta janë(çmimet) e derivateve. Nafta është i mirë, sepse këtu e marrim rregullisht”, ka thënë Dervisolli.
Kryesues i Këshillit për Mbrojtjen e Konsumatorit në kuadër të MTI-së, Sherif Fejzullahu, ka thënë për “KosovaPress” se operatorët ekonomik duhet të punojnë gjithnjë në bazë të rregullave të tregut, duke mos i dëmtuar konsumatorët, sepse edhe ashtu një pjesë e qytetarëve janë në varfëri.
“Ngritja e çmimeve të derivateve kap një dimesion shumë të gjerë të ekonomisë në Kosovë, sepse ndikon dhe në çmimet tjera të konsumit, ngaqë është zinxhirore. Andaj, kërkojmë të ketë kujdes nga shitësit e derivateve dhe të mos veprohet jashtë normave të lejuara, por të ketë një disiplinë për çmimet dhe cilësinë e derivateve. Institucionet kompetente duhet ta monitorojnë fuqishëm këtë treg, në mnëyrë që mos këtë mashtrime në xhepin e konsumatorëve”, ka theksuar Fejzullahu.
Edhe kryetari I Shoqatës së Konsumatorëve, Selatin Kaçaniku, tha për KosovaPress se çmimet e derivateve të naftës, para syve e hundëve të institucioneve, asociacioneve, mekanizmave e të pushtetit rriten kur ka lëvizje sado të vogël në Berzën Botërore. Por, sipas tij, kur ato çmime ulen në Berzën Biotërore në Kosovë nuk ndodhë analogjia.
“Mosreagimi, mosndërmarrja e masave ligjore dëshmon për implikim serioz të “
njerëzve të forte “ të institucioneve, asociacioneve, mekanizmave, të partive politike… e të pushtetit në biznesin e derivative të naftës. Ky implikim është me rrezik të lartë ndaj shëndetit, mjedisit, buxhetit personal e familjar, shpenzimeve të rritura në prodhim, tregti e shërbime që i paguajmë ne… edhe ndaj Buxhetit të Shtetit sepse ky Buxhet rreth 20 % mbushet nga derivatet e naftës. E, paratë që mund t’i mungojnë ose i mungojnë buxhetit të shtetit janë të qytetarit konsumator taksapagues – gjenerues kryesor i këtij Buxheti”, deklaron Kaçaniku.
Për ngritje të çmimeve të derivateve 6.3 përqind, është konfirmuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovë.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...