Shtrenjtohet edhe qethja në Kosovë
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2021/12/vwIrTYs9-barbers-in-dubai-1200x8001-1-852x460.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
21:25 | 14 December 2021
Kohëve të fundit në Kosovë është vërejtur ngritje e çmimeve në disa produkte bazike ushqimore, ndërsa sot edhe zyrtarisht është paralajmëruar ngritja e çmimit të energjisë elektrike në vend.
Ngritja e këtyre çmimeve, ka nxitur mjaft shumë reagime edhe nga qytetarët pasi që ngritje e njëjtë nuk është vërenjtur në pagat e sektorit privat, gjë që ndikon direkt tek ekonomia e qytetarëve që varen nga ky sektor.
E trendin e ngritjes së çmimeve si duket po e ndjekin edhe berberët dhe frizerët.
Kohëve të fundit, në disa komuna të caktuara të vendit është vërenjtur shtrenjtim i çmimeve nga berberët dhe frizerët.
Një gjë e tillë ka rënë në sy edhe në Prishtinë dhe zonat përreth, ku çmimet për qethje janë ngritur me nga 0.50 cent, 1 euro, e në disa raste edhe më shumë se aq.
Lajmi.net ka kontaktuar me kryetarin e Shoqatës së Frizerëve dhe Berberëve, Rejhan Tuna, i cili ka thënë se këto rritje po bëhen në mënyrë individuale.
“Ne jemi me seli këtu në Mitrovicë, ku një gjë e tillë nuk është vërenjtur. Ka pasë më herët kërkesa për ngritje të çmimeve, por nuk kanë ndodhur andaj çmimi ka mbetur i njëjtë. Për në Prishtinë nuk kemi ndonjë informacion, do të thotë se rritjet janë bërë individualisht”, ka thënë Tuna.
Ai ka thënë se raportime për ngritje të çmimit për qethje ka pasur edhe në Komunën e Lipjanit, por se ka deklaruar që edhe në atë komunë ngritjet ka pasur mundësi të bëhen individualisht dhe jo në mënyrë të organizuar./Lajmi.net/
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/02/prince-plodine1.jpg)
Të tjera
-
Rohde i cilëson si “ngarkesë” 3 kushtet e djeshme të Kurtit – Serbia po e shkel nenin 4 të Marrëveshjes Bazike
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka komentuar takimin e djesh...
-
Serbi i arrestuar për spiunazh filmonte fshehurazi policinë e KFOR-in, është agjent rezident i BIA-s
Aleksandër Vlajiq, shtetas serb i Kosovës, është arrestuar mbi dyshimet për s...
-
BE pas ndalimit të Festivalit “Mirëdita…”: Zhgënjyese, kjo iniciativë është pjesë e rëndësishme e normalizimit
Zyra e Bashkimit Evropian në Serbi ka reaguar pasi u ndalua mbajtja e festiva...
-
Arrestohet një i mitur për fajde në Lipjan, përfundon në ndalim policor
Një aksion i Policisë i zhvilluar në Lipjan ka rezultuar me arrestimin e një ...
-
“Nuk e keni kalu traumën e GJND-së” – Zëvendësministri Vokrri ballafaqohet me ish-ministrin e jashtëm serb
Zëvendësministri i i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vo...
-
Kryetari i Dragashit mban mbledhje urgjente pas vërshimeve, këto janë vendimet që u morën
Kryetari i komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka mbajtur sot takim urgje...
-
Valon Syla: Dimali po rren, edhe vetë ka qenë pjesë e tagjisë sa ka punuar gazetar
Gazetari Valon Syla e ka komentuar deklaratën e deputetit të VV’së, Dimal Bas...
-
Konjufca priti në takim delegacionin e deputetëve të CSU-së të Parlamentit të Bavarisë
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në ta...
-
Krimet Ekonomike arrestojnë instruktorin e një autoshkolle, mori ryshfet për t’ia kryer dikujt testin për patentë
Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsio...
-
E dhimbshme: Ky është personi që vdiq në aksidentin në Keqekollë, ish ushtar i UÇK-së
Një aksident i rëndë trafiku që ndodhi sot mes një veture dhe një autobusi në...
-
Miratohet kërkesa e mbrojtjes së Rexhep Selimit për t’i përjashtuar disa prova në lidhje me një dëshmitar
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është miratuar kërkesa e ...
-
Kjo është gjendja shëndetësore e 14 të lënduarve në aksidentin në Keqekollë ku një person humbi jetën
Një aksident i rëndë ka ndodhur të enjten në Keqekollë të Prishtinës në mes t...