Ekonomi

Shtrenjtohet edhe më shumë nafta në Kosovë, ekonomistët fajësojnë shtetin

Autori: Gazeta inFokus 20:48 | 30 April 2022

Është rritur deri në 3 cent çmimi i naftës vetëm gjatë 24 orët e fundit në Kosovë.

Një ngritje e tillë e derivateve për një periudhë kaq të shkurt kohore, po shihet e dëmshme nga një ekonomist.

E pjesën kryesore të fajit, Musa Limani, po ja lë strukturave shtetërore.

-Advertisement-

Ekonomisti tjetër, Enver Blakaj ka dilema edhe në cilësi por edhe në sasi, që konsumatorët e derivateve marrin në pompat e benzinës.

“Shteti nuk është duke bërë asgjë, pasi së pari litra nuk është litër. Ne e paguajmë, por vjen më pak dhe shteti duhet të bëjë testime për kualitet të tij”, tha ai.

Sipas Balajt, çdo rritje mbi 1 euro e 20 cent për lider, dëmton jashtë mase gjepin e qytetarëve por edhe bizneset, në veçanti gastronomin e bujqit./Klan Kosova/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera