Ekonomi

Shtrenjtohet buka nga 0.50 në 0.60 Euro/Centë

Autori: Islam Morina 11:53 | 24 September 2022

Qytetarë nga Fushë Kosova janë ankuar se sot kanë parë se në furrat e këtij qyteti i kanë shtrenjtuar çmimet e bukës dhe produkteve të saj, raporton Gazeta Infokus.

Ata kanë thënë se përderisa dje kanë blerë një bukë me çmim 0.50 centë, të njëjtën sot e kanë paguar me 0.60 centë, kurse byrekun që e kanë paguar deri dje 1 euro nga sot do ta paguajnë 1.20 euro.

Çmimi i bukës ka ardhur duke u shtrenjtuar në vazhdimësi, duke e rënduar kështu edhe më jetën e qytetarëve të Kosovës, si për t’i ndihmuar kësaj edhe inflacioni ka shënuar rritje, kurse pagat vazhdojnë të mbesin ato që kanë qenë qysh nga 2017-ta./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera