Shtrenjtohen edhe cigaret në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 09:13 | 10 January 2023
Tashmë dhe çmimi i cigareve është shtrenjtuar. Zyrtarisht nga fillimi i këtij viti, cigare Marlboro më nuk ka nën 3 euro. Vitin e kaluar një pako e tillë e cigareve është shitur për 2.50 dhe 2.89 centë. Kosovarët shpenzojnë rreth 250 milionë euro për blerje të duhanit në vit.
Qytetarët e Kosovës vitin 2022 e kanë mbyllur me rritje të çmimeve. Por, edhe ky vit ka nis keq për ta.
Rritja e çmimeve është vrenjtur që në ditët e para të 2023.
Edhe produkti fort i konsumuar nga kosovarët është shtrenjtuar,.
Tashmë një pako cigare e markës Marlboro është bërë 3 euro, derisa vite më parë ishte shitur nga 2.50 deri në 2.89 centë.
“Cigare – Malboro e bardhë e fortë, 1 pako, tashmë është 3,00. Cigare – Marlboro 1 pako gjatë vitit të 2021 është shitur 2,80. Kurse në vitin e kaluar është shitur 2,89 centë”, thuhet në raportin e ASK-së.
Se qytetarët e Kosovës janë konsumues të cigareve tregon vlera e lartë që importohet çdo vit në vendin tonë.
Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, brenda një viti importohen 3,500 tonelata të cigareve me vlerë të mbi 90 milionë euro.
Kryeinspektori sanitar, Ibrahim Tërshnjaku, në një deklarim për media kishte thënë se kjo shifër është barrë e rëndë për familjet në aspektin social.
“Është shifër shumë e lartë duke marrë parasysh buxhetin e Kosovës. Ndërsa, sipas disa analizave, ndër masat që çon në rritjen e vetëdijes të qytetarit është edhe rritja e çmimit të duhanit”.
Ngritje e re e vrullshme e çmimeve ka nisur që në ditën e parë pas festës së Vitit të Ri. Që nga 1 janar 2023, qytetarët e Kosovës u përballën me çmime të reja të ngritura befasisht të një numri produktesh elementare ushqimore, sidomos të disa produkteve që lëndë të parë kanë qumështin.
Në këtë fillimvit kanë ndodhur shtrenjëtime edhe te disa produkte të tjera të konsumit të gjerë. Sipas statistikave të ASK-së, çmimet kanë shënuar ngritje edhe te një numër produktesh të tjera.
Më saktësisht, sipas ASK-së, janë shtrenjtuar kafja e bluar, çaji, detergjenti për rroba e shampo për flokë. Çaji është shtrenjtuar për 67 centë.
Ndryshe, për vitin 2023, Banka Qendrore e Kosovës parasheh rënie të inflacionit.
Guvernatori i këtij institucioni, Fehmi Mehmeti, ka thënë se do të ketë ulje të inflacionit deri në 6 për qind.
“Pritjet tona janë që në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2023 të kemi ulje të inflacionit deri në 6 për qind dhe kjo në masë të madhe do ta ndikojë aftësinë paguese të qytetarëve, që më pastaj do të ndikojë në rritjen e konsumit si komponent kryesor të rritjes ekonomike në vend”, ka deklaruar Mehmeti.
Paga minimale në Kosovë, nga viti 2011 është 130 euro për personat nën moshën 35 vjeç dhe 170 euro për ata mbi 35 vjeç. Paga mesatare bruto për vitin 2021, sipas ASK-së, ka qenë 484 euro./Demokracia
Të tjera
-
Dervishaj: Më nuk ka kthim pas, vetëm përpara
Kandidati nga diaspora me numrin 77 nga Partia Demokratike e Kosovës, Shahin ...
-
Aksidentohet autobusi në Gjermani, dy persona vdẹsin e katër lëndohen rëndë
Dy persona humbën jetën dhe katër u lënduan rëndë kur një autobus u përmbys n...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intens...
-
“O lshonia renin Ramushit le te shtin Kosovën në Nato e le të del në pension”- Komentimi epik i Etnikut për fushatën e ditës së sotme
Gjatë ditës së sotme kanë filluar edhe zyrtarisht hapjet e fushatave zgjedhor...
-
Krasniqi: Faleminderit nga zemra, LDK është ngritur në këmbë për ndryshim
Kandidatja për deputete me numër 36 nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosov...
-
Daut Haradinaj: Luftëtarë të shumtë nga Drenica po i bashkohen vizionit për Kosovën Fituese
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Moti i keq, të dielën pezullohen lundrimet në linjat Durrës-Bari
Për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit në orët në vazhdim, Autoriteti...
-
Hetimet e Speciales, avokatët thonë se po shkelen të drejtat e të pandehurve
Shukri Buja, Halil Çadraku e Sokol Bashota ishin ndër ish pjesëtarët e Ushtri...
-
Nesër paralajmërohen reshje intensive bore në Shqipëri, qytetarëve u apelohet kujdes i shtuar
Bazuar në raportimet e IGJEUM dhe SHMU, nesër, e diel, 12 janar, ...
-
Ambasadori britanik shijon borën në Gërmi
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka ndarë një ...
-
Arton Demhasaj: E nisa fushatën zgjedhore nga vendi ku nisi çdo bekim i lirisë, përjetësisht mirënjohës ndaj Familjes Jashari
Arton Demhasaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka ...
-
Daut Haradinaj pritet te familjet atdhetare në Drenicë: Gjithmonë do të jem krah familjeve që sakrifikuan
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...