Shtrenjtimi i rrymës, KMDLNj: ZRrE po rrezikon shumicën e familjeve në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus
14:41 | 08 February 2022
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reaguar pas vendimit të ZRrE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike, duke thënë se kjo e fundit e ka arritur qëllimin duke shtrenjtuar rrymën përtej pritjeve.
Sipas KMDLNj, ZRrE duke shtrenjtuar rrymën po rrezikon shumicën e familjeve në Kosovë, sidomos gjatë dimrit, kur pjesa dërrmuese e familjeve kosovare në mungesë të alternativave nuk kanë fare gjasa që të shpenzojnë më pak se 800 kilovat në muaj.
Sipas KMDLNj-së, rritja e çmimit të rrymës do të ketë efekt zinxhiror për të gjithë artikujt dhe shërbimet në Kosovë, duke e varfëruar edhe më shumë qytetarin e Kosovës.
“Loja me shifra për subvencione dhe lehtësime për kategori të ndryshme të konsumatorëve thjesht është një mashtrim, sa për ta qetësuar situatën. Pastaj, ndarja dhe dallimet midis konsumatorëve është një diskriminim flagrant dhe shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut. KMDLNj kishte kërkuar të ketë rritje lineare dhe të jetë e përballueshme për shumicën e qytetarëve të Kosovës ndërsa vetëm gjendja ekonomike do të duhej të ishte përcaktues për subvencionim të pjesshëm apo, në raste shumë të rënda edhe lirim nga pagesa. Vazhdimi i pagesës së rrymës për katër komunat në veri të Kosovës paraqet racizëm të shëmtuar përballë konsumatorëve të tjerë, pagues të rregullt. Pastaj, afatizimi i shtrenjtimit për dy vitet e ardhshëm është edhe një përligje e diskriminimit për faktin se edhe nëse çmimet e energjisë elektrike bien në tregjet botërore, në Kosovë mbeten të njëjta! Rritja e çmimit të rrymës pashmangshëm do të ketë efekt zinxhiror për të gjithë artikujt dhe shërbimet në Kosovë e që do ta varfërojë edhe më shumë qytetarin e Kosovës. Do të jetë tmerrësisht e papërballueshme kjo rritje për shumicën e qytetarëve të Kosovës dhe reagimi i qytetarëve do të jetë i paparashikueshëm. Nuk ka logjikë ekonomike dhe asnjë logjikë të ketë rritje aq drastike të çmimeve kurse pagat dhe pensionet mbesin në pikën zero. Qeveria duhet të jetë më e vëmendshme në menaxhimin e situatës sociale e jo të sponsorizojë humbjet e një kompanie private që ua ka rrjepur lëkurën qytetarëve të Kosovës që nga çasti kur e privatizoi për para të imëta këtë përbindësh gllabërues që jetën qytetarëve të Kosovës ua ka shndërruar në ferr. Definitivisht, kohë të vështira për qytetarët e Kosovës”, thuhet në reagim.

T� tjera
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...
-
Të përjashtuara nga talibanët, vajzat dhe gratë afgane po mbeten pa shkollim edhe në Iran e Pakistan
Zahra ishte vetëm disa muaj larg përfundimit të studimeve për mjekësi në Kabu...
































