Lajme

Shtrëngim duarsh mes Osmanit dhe Bidenit, me liderët tjerë mori pjesë në samitin për Ukrainën

Autori: Gazeta inFokus 09:27 | 26 September 2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila po qëndron në Amerikë këto ditë, me ftesë të Shtëpisë së Bardhë ka marrë pjesë në takimin me liderët e tjerë botërorë në Samitin e radhës për Ukrainën.

Në Facebook, ajo ka publikuar edhe disa fotografi me liderët botërorë, ndërsa shihet edhe një shtrëngim duarsh mes saj dhe presidentit të ShBA-së, Joe Biden.

“E nderuar me ftesën e Shtëpisë së Bardhë që t’i bashkohem liderëve të tjerë botëror në samitin e radhës për Ukrainën, i cili kësaj radhe u mbajt në New York, në kuadër të javës së nivelit të lartë të Kombeve të Bashkuara”, ka shkruar Osmani në Facebook.

-Advertisement-

Ditën e djeshme, presidentja Osmani me bashkëshortin e saj takuan edhe ish-presidentin e ShBA-së, Bill Clinton dhe bashkëshorten e tij, ish-sekretaren e shtetit, Hilary Clinton.

“Në pritjen e Presidentit Clinton dhe Sekretares Clinton në New York, mes liderëve të shumtë nga shtete mike të Kosovës”, ka shkruar Osmani.

Gjithashtu, e para e shtetit ishte e pranishme edhe në takimin e shefin të diplomacisë evropiane, Josep Borrell me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera