Lajme

Shtrëngata me shi, në fundjavë mot i ftohtë

Autori: Gazeta inFokus 17:13 | 21 June 2018

Dita filloi me temperatura të larta, por pasdite ndryshoi.

Reshje shiu dhe bubullima kanë filluar nëpër shumë vende të Kosovës.

Të premten paradite do të jetë mot kryesisht me diell, ndërsa pasdite shtrëngata me shi, e në mbrëmje reshje më të qëndrueshme shiu.

-Advertisement-

Të shtunën herët në mëngjes, vende-vende vazhdojnë reshje të dobëta. Gjatë ditës mot pjesërisht i vranët, e në mbrëmje priten kthjellime, më ftohtë. Të dielën mot pjesërisht i vranët.

Mot më i ftohtë, kryesisht me vranësira. Nga pasditja mundësi për reshje lokale shiu.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme nën vlera mesatare. Minimalet do të zbresin nga 14C në 7C, e maksimalet nga 28C në 19C, të shtunën, e ditën e hënë edhe deri në 17C.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera