Lifestyle

Shtoni pak kripë në shampoo dhe shihni rezultatin e pabesueshëm!

Autori: Gazeta inFokus 15:38 | 21 January 2018

Nëse keni flokë të yndyrshëm, që bëhen për t’u larë brenda ditës, provojeni këtë truk!

Shtoni pak kripë të trashë në shampon e zakonshme të flokëve (nuk është e nevojshme të blini një enkas për yndyrën) dhe lajini flokët njësoj siç bëni gjithmonë. Kaloni më pas balsamin dhe shpëlajini. Do ta shihni menjëherë ndryshimin! Ç’është më e rëndësishmja, do të shihni që yndyra nuk do të shfaqet aq shpejtë.

Për veprim edhe më të efikas, shtoni kripë edhe në balsam. Kalojeni masën në flokë dhe lëreni të veprojë për 20 minuta. Do të shihni që flokët do të duken me më shumë volum dhe pa funde të djegura.

-Advertisement-

Për lëkurën e fytyrës
Në këtë rast, nuk është e nevojshme të shtoni kripë në të gjithë sapunin e lëngshëm me të cilin lani fytyrën! Mjafton të hidhni fare pak në dorë, të krijoni shkumë bashkë me kripën dhe të lani fytyrën. Pas shpëlarjes do të eleminohen të gjitha qelizat e vdekura!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera