Lajme

Shtohet edhe një pushim për nxënësit

Autori: Gazeta inFokus 08:16 | 25 Tetor 2023

Nxënësit e shkollave fillore edhe të mesme këtë viti shkollor do të kenë edhe pushim vjeshtor. Nga data 1 nëntor e deri me 3, shkollat e këtyre niveleve do të fillojnë pushimin e përcaktuar nga Ministria e Arsimit. Nga SBAShK këtë e quajnë zbulim të ri të Ministres Nagavci, kurse nga Instituti Ed Guard thonë se pushimi vjeshtor nuk është risi.

Pas dy muajve mësim, nxënësit e shkollave fillore e të mesme do të pauzojnë për tri ditë.

Kjo pasi nga ky vit shkollor, sistemi arsimor në këto nivele do të pushojnë edhe në muajin nëntor.

-Advertisement-

Nga data 1 nëntor e deri me 3 nëntor, Ministria e Arsimit ka vendosur në kalendarin shkollor si pushim vjeshtor.

Një gjë të tillë nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit e kanë quajtur me ironi si zbulim të Ministres Arbërie Nagavci.

Por ndryshe thonë nga Instituti EdGuard.

Si të nevojshëm për mësimdhënësit e nxënësit një pushim të tillë e ka quajtur drejtori i shkollës “Emin Duraku”, Visar Osmani.

Pas pushimit vjeshtor, nxënësit nga data 15 janar e deri me 23 janar 2024 do të hyjnë në pushimin dimëror.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy