Shtohen rastet me Delta në SHBA, autoritetet thirrje për vaksinim
Autori: Gazeta inFokus 07:54 | 26 July 2021
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, varianti Delta është rreth 60% më ngjitës se varianti Alfa i zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar. Ekspertët thonë se varianti Delta mund të përhapet shumë më lehtë se të gjitha variantet e tjera në një mjedis ku njerëzit nuk janë të vaksinuar apo nuk përdorin maska.
Shkencëtarët kanë zbuluar se njerëzit e infektuar me variantin Delta kanë nivele shumë më të larta të pranisë së virusit krahasuar me mutacionet e mëparshme, çfarë rezulton në arsyen që ky variant i virusit është shumë më ngjitës.
Zëri i Amerikës thotë se në qytetin e Siatëllit në shtetit e Uashingtonit, zyrtarët e shëndetit publik kanë nxjerrë urdhra për përdorimin e maskave në mjediset e brendshme publike si rezultat i shtimit të infektimeve me variantin Delta. Urdhri po zbatohet edhe për pjesën e vaksinuar të popullatës.
Shumica e amerikanëve që nuk janë vaksinuar kundër COVID-19 thonë se nuk ka gjasa të imunizohen, duke hedhur dyshime sevaksinat nuk janë efektive kundër variantit Delta. Gjetjet u publikuan në një sondazh të ri që nënvizon sfidat me të cilat përballen zyrtarët e shëndetit publik ndërsa numri i infeksioneve po rritet në disa shtete.
Një pikëpyetje e madhe që është ngritur është nëse mutacioni Delta i bën njerëzit më të sëmurë se varianti fillestar i virusit, diçka që ende po studiohet.
Por ajo që dihet me siguri është se personat që nuk janë të vaksinuar plotësisht janë më të rrezikuarit. Autoritetet spitalore anembanë vendit thonë se ata që janë të shtruar në spital me variantin Delta janë më të rinj në moshë, krahasuar me prirjen gjatë valëve të mëparshme të koronavirusit. Tani për tani, mjekët thonë se vaksinimi është mbrojtja më e mirë nga varianti Delta.
Të tjera
-
Tahiri: Ditët në vijim do të iniciojmë kërkesën për shpërbërjen e Kuvendit
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri,...
-
Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë
Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, dhe ai i LDK-së, Arben Ga...
-
Artmotion dhe DigitAlb arrijnë marrëveshje të re bashkëpunimi pesëvjeçar
Artmotion, platforma lidere në Kosovë, dhe DigitAlb, platforma lidere në Shqi...
-
Arrestohet në Prizren burri me nënshtetësi gjermane, dyshohet për dhunë ndaj familjarëve të tij
Policia e Kosovës ka arrestuar në Prizren një burrë me nënshtetësi gjermane, ...
-
Bajrami ia bën ‘bajat’ ministrit Murati: Sektorit privat ia more taksat dhe i shpërndave si karramele
Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami i ka reaguar ministrit Hekuran Muratit, d...
-
Aksion i Policisë në Prizren, arrestohen dy të dyshuar për dro*ë e ar*ë
Departamenti i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prizren ka njoftu...
-
Prishtina pritet të bëhet me polici të veten brenda vitit
Drejtoria e Policisë për kryeqytet pritet të bëhet brenda këtij viti. Kjo ...
-
Sveçla takohet me Ballën, bien dakord që Policisë së Kosovës t’i bashkohet Taskforca e Përbashkët e Migracionit
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, me ftesë të homologut i tij, T...
-
Perëndimi duhet të jetë në gjendje lufte
Nga: Anders Fogh Rasmussen, ish-sekretar i përgjithshëm i NATO-s (2009-‘14) d...
-
LAJMI I FUNDIT: Martin Berishaj po intervistohet në Prokurorinë Speciale
Martin Berishaj ambasadori i Kosovës në Kroaci, është duke u intervistuar nga...
-
Gërvalla në Kalabri të Italisë: Të shfrytëzojmë resurset dhe të forcojmë urat e bashkëpunimit
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është duke qëndr...
-
Krasniqi takohet me Gorçeviqin e Malit të Zi, dakordohen për thellim të bashkëpunimeve
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi priti në takim m...