Lajme

Shtohen rastet e qarkullimit të monedhave false

Autori: Gazeta inFokus 10:28 | 08 September 2022

Gjate dy ditëve të kaluara janë raportuar katër raste nga qytete të ndryshme për dyshim të dorëzimit të kartëmonedha false, shkruan Gazeta Infokus.

Në Pejë dy banka kanë pranuar dhe deponuar kartë monedha false për të cilat pas verifikimit kanë raportuar në polici.

Rasti i parë ka ndodhur në një degë të një banke ku punonjësi ka pranuar dhe deponuar një monedhë në vlerë prej 500 eurove, një monedhë me vlerë 100 euro dhe dy monedha në vlerë prej 50 euro.
Në një degë tjetër të një banke po në Pejë janë deponuar 50 euro false.

-Advertisement-

Ndërsa në Podujevë në një market është tentuar të kryhet blerja e disa produkteve me kartëmonedhë false me vlerë prej 100 euro, por pronari e kishte dalluar dhe nuk e kishte pranuar monedhën megjithëse personi që po blinte ja la në market kartëmonedhën dhe u largua pasi bleu produktet me para të tjera.

Rastet e monedhave false nuk munguan as në Prishtinë, në një bankë në rrugën “Muharrem Fejza” një zyrtare e bankës raportoi se ka pranuar një monedhë false me vlerë prej 100 euro.

Policia ka raportuar se monedhat e falsifikuara janë sekuestruar për ekzaminim./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera