Shtohen rastet e dhunimeve seksuale, aktivistja thotë se gratë në Kosovë nuk janë të sigurta
Autori: Gazeta inFokus
22:17 | 19 Prill 2023
Dy raste të dhunimeve janë raportuar brenda 24 orëve në Policinë e Kosovës. Rasti i parë ka ndodhur në Prishtinë, ku viktima ishte sulmuar nga një person ku kishte shkuar ta shikonte një shtëpi me qira dhe tjetra viktimë nga një taksist në Gjilan. Dy të dyshuarit janë arrestuar nga Policia e Kosovës.
Kishte shkuar për ta parë shtëpinë të cilën planifikonte ta merrte me qira.
Por, me të shkuar aty një grua u sulmua seksualisht nga pronari i asaj shtëpie.
E njëjta rastin e lajmëroi në Polici me c’rast dhe u dërgua në ekzaminim mjekësor.
I dyshuari u arrestua e Prokuroria Themelore në Prishtinë pritet të marr masat ligjore.
“Lidhur me këtë rast ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalim për të dyshuarin, për shkak të veprës penale “Dhunimi, sipas KPRK-së dhe brenda afatit ligjor do të ushtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të njëjtit, pranë Gjykatës kompetente. Prokuroria në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës dhe institucionet relevante janë duke ndërmarrë veprime hetimore për ta sqaruar në plotëni këtë rast”, kanë thënë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.
Pos këtij sulmi seksual, një tjetër ndodhi në Gjilan po brenda 24 orëve të fundit.
Viktima pasi kishte hip në një taksi, sipas Policisë, i dyshuari e kishte ndryshuar drejtimin për në një vend të panjohur dhe kishte sulmuar seksualisht qytetaren nga Gjilani.
“Ju njoftojmë se për këtë rast Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar të pandehurin H.B., si dhe ndaj tij ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh nga Gjykata Themelore në Gjilan, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Dhunimi’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, kanë thënë nga Prokuroria Themelore në Gjilan.
Rastet që u raportuan vetëm gjatë së mërkurës, sipas aktivistes Neri Ferizi tregojnë se gratë në Kosovë nuk janë të sigurta.
Ajo ka kritika edhe për trajtimin e këtyre rasteve nga institucionet.
“Vërtetë nëse shteti nuk e ndërmerr këtë si urgjencë, me kriju mekanizma që me ndalu këtë dhunë që është në raport gjinor sepse po kritikohemi kur po themi këtë por kur i ka ndodhë një burri me shku me marr një banesë me qira dhe me u përdhunua ose kur I ka ndodhë dikujt në taksi prandaj është shumë e rëndësishme me pa se ku qëndrojmë e pastaj me marr hapa dhe me kriju mekanizma shtetëror që me luftu këtë dhunë”, ka thënë Neri Ferizi, aktiviste.
Gjatë kësaj jave edhe një person tjetër është arrestuar pasi që i njëjti dyshohet se ka dhunuar një të mitur në një motel të Kamenicës./RTV Dukagjini/

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...



































