Lajme

Shtohen edhe dy deputetë të koalicionit që dhanë nënshkrim për rrëzimin e Qeverisë

Autori: Gazeta inFokus 10:30 | 05 May 2017

Në listën e nënshkrimeve për thirrjen e seancës për rrëzimin e Qeverisë “Mustafa”, janë shtuar edhe dy deputetë të koalicionit qeverisës

Ata janë: Rafet Rama – PDK dhe Slobodan Petroviq nga Lista Srpska.

Ndër 42 deputetët që nënshkruan këtë mocion për rrëzimin e Qeverisë, i cili tashmë është dërguar në Kuvend, deputetët tjerë të koalicionit që nënshkruan janë: Nait Hasani, Shukri Buja, deputetë të PDK-së, Raif Qela i Lëvizjes për Bashkim, Jelena Bontiq – Lista Srpska, Kujtim Paçaku dhe Danush Ademi të 6+, janë në mesin e deputetëve të partive në pozitë që kanë nënshkruar mocionin e nisur nga Nisma.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera