Shtohen akuzat për Trump: I kërkoi stafit të fshinte videot e sigurisë në çështjen e dokumenteve të klasifikuara në Florida
Autori: Gazeta inFokus 08:17 | 28 July 2023
Donald Trumpi urdhëroi punonjësit në vendpushimin e tij në Florida të fshinin videot e sigurisë ndërsa ai ishte nën hetim për mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara, thanë prokurorët amerikanë të enjten ndërsa zgjeruan çështjen kundër ish-presidentin dhe akuzuan një anëtar të dytë të personelit të tij se ndihmoi për të fshehur dokumentet. Prokurori i Posaçëm Jack Smith ka paraqitur tre akuza të reja kundër ish presidentit Trump, duke e çuar në 40 numrin e akuzave. Punonjësi i mirëmbajtjes në resortin Mar-a-Lago të Trump, Carlos De Oliveira, u akuzua për komplot për të penguar drejtësinë, duke ndihmuar zotin Trump të fshinte dokumentat.
Zoti De Oliveira, 56 vjeç, i tha një punonjësi tjetër në vendpushimin ku jeton zoti Trump se “shefi” donte videot e sigurisë të pronës në Florida të fshieshin pasi Departamenti i Drejtësisë e thirri atë për hetim. Prokurorët gjithashtu akuzuan zotin De Oliveira se ka gënjyer FBI-në gjatë një interviste, duke pretenduar se nuk ishte i përfshirë në lëvizjen e kutive të dokumenteve të klasifikuara në Mar-a-Lago. “Nuk kam parë asgjë,” u tha De Oliveira agjentëve, sipas aktakuzës. Avokati i zotit De Oliveira nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.Akuzat u bënë publike disa orë pasi Trump tha se avokatët e tij u takuan me zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë që po hetojnë përpjekjet e tij për të përmbysur humbjen në zgjedhjet e vitit 2020 ndaj demokratit Joe Biden. “Kjo nuk është gjë tjetër veçse një përpjekje e dëshpëruar dhe e vazhdueshme nga familja Biden dhe Departamenti i Drejtësisë”, thuhet në një deklaratë të fushatës së zotit Trump.
Donald Trumpi është ish-presidenti i parë amerikan që përballet me akuza kriminale dhe tashmë është paditur dy herë këtë vit, një herë në Nju Jork mbi pagesat për një yll pornografie dhe një herë tjetër mbi dokumentat e klasifikuara. Akuzat nuk e kanë dëmtuar pozitën e zotit Trump si kandidati kryesor në garën republikane për të sfiduar Presidentin Biden në zgjedhjet e vitit 2024./VOA
Të tjera
-
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masivizimit të sportit e aktivitetit fizik
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me ish-kapitenin e Kombëtare...
-
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot u shpreh se anëtarësimi i Koso...
-
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri për sigurinë e Kosovës
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Haradinaj prezanton kandidatët për deputetë nga Ferizaj
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Buxheti për arsim i vitit 2025, 101 milionë euro më i lartë se katër vjet më parë
Buxheti për arsim për vitin 2025, sipas ministres Arbërie Nagavci do të jetë ...
-
Masat ndaj Kosovës, ambasadori francez: S’dihet nëse hiqen deri në fundvit
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka folur në lidhje me mas...
-
Peci ia pezullon dajës së Fitore Pacollit grantin 60 mijë euro për lajthia dhe arra
Ende pa u bërë një javë prej kur në media u raportua për grantin rreth 60 mij...
-
Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor
Partitë politike në Kosovë po përgatiten për zgjedhjet parlamentare të 9 shku...
-
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe do të jetë kush edhe pë...
-
Gjenerali Jashari në Kanada takon shefen e ushtrisë atje: Fitorja e Ukrainës kundër Rusisë detyrë kolektive për shtetet demokratike
Gjenerali i FSK-së, Bashkim Jashari, po qëndron për një vizitë zyrtare në Kan...
-
Mehaj: Kërcënimet dhe deklaratat e Vuçiqit apo çfarëdo Viqi, s’meritojnë vëmendjen tonë
Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se kërcënimet dhe deklaratat ...
-
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshuar Gjermaninë
Mijëra persona, përfshirë ata që u është refuzuar kërkesa për azil, apo ata q...