Shtohen 70 milion euro për konçensionin e Rrugës së Kombit
Autori: Gazeta inFokus 12:17 | 16 August 2017
Aplikimi i pagesës në “Rrugën e Kombit” si rezultat i dhënies së saj me koncesion do të vonohet më shumë se parashikimet në kushtet e tenderit, për shkak se një inventar që po kryhet për dorëzimin e objektit ka nxjerrë në pah se disa punime te kontraktuara nga qeveria shqiptare nuk kanë përfunduar, çka mund të rrisë më tej koston e koncesionit edhe me mbi 70 mln euro.
Burimet nga Autoriteti Rrugor Shqiptar pohuan se, është ngritur një grup pune me përfaqësi të Ministrisë së Transportit dhe Autoritetit Rrugor Shqiptar që po negocion kontratën me kompaninë koncesionare “Catalyst”, me asistimin edhe të një kompanie te huaj.
Burimet e Monitor në ARRSH pohuan se nga verifikimet në terren janë vërejtur disa dëmtime dhe investime të munguara. Mungojnë disa skarpata anës rrugëve dhe nga ana tjetër ka shumë dëmtime në hyrje daljet e autostradës të paautorizuara, të cilat i bëjnë të pamundur koncesionarit të fillojë zbatimin e kontratës.
Këto gjetje dhe punimet e tjera të kontraktuara, por të parealizuara duket se do të sjellin në terma të tjera financiare faturën e koncesionit.
Në ofertën ekzistuese të Catalyst 43,409,518 euro është investimi fillestar dhe në vazhdimësi në mirëmbajtje dhe operim të rrugës në shumën 217,562,056 Euro për 30 vitet në vijim.
Mirëpo të njëjtat burime pohojnë për monitor se kostoja e punimeve të munguara do të jetë mbi 70 milionë euro. Palët janë në negociata që shuma e punimeve të munguara me gjasë do të transferohet tek koncesionari duke i akorduar fonde shtesë.
Në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar Komisioni i Prokurimit Publik e shpalli përfundimisht bashkimin e kompanive shqiptare nën emrin “Catalyst” fituese të koncesionit, duke rrëzuar një vendim të mëparshme të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në Ministrinë e Transportit që kishte shpallur fitues kompanive turke “Vendeka”.
Në fund të vitit 2016 në buletinin e radhës APP i kërkon konsorciumit Catalyst thuhet se brenda 60 ditëve duhet të ekzekutohet marrëveshja e koncesionit çka për qytetaret do të thotë se rruga do të bëhet me pagese. Por afati i aplikimit të pagesës është shtyre së paku me gjashtë muaj si rezultat i problematikës që është krijuar me inventarët e punimeve në rrugë.
Përveç taksave që do të paguajnë qytetarët (5 euro për makinë) buxheti i shtetit do të paguajë në 13 vitet e para të koncesionarit të paktën 65 milionë euro, shumë që është zbardhur në raportin e zgjeruar të Komisionit të Prokurimit Publik, ku ka shqyrtuar ankesën e grupimit “Catalyst Viba Das General Constractin LLC&Salillari shk& BEE Tech” & Viplap Ateve & Kastrati sha, për skualifikimin nga gara për koncesionin e mirëmbajtjes së autostradës Milot – Morinë
Të tjera
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...
-
Takohen gruaja më e shkurtër dhe ajo më e gjatë në botë, fjalët që thanë për njëra-tjetrën pas takimit
Jyoti Amge dhe Rumeysa Gelgi, janë pjesë e librit të rekordeve “Guiness”. E p...
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...