Lajme

Shtiu me armë në aheng familjar, arrestohet klinasi

Autori: Gazeta inFokus 11:02 | 16 May 2017

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Gllarevë të Klinës, i cili ka gjuajtur me armë zjarri në një aheng familjar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi i njëjti në një aheng familjar ka shtënë me armë zjarri në ajër. Nga i dyshuari është konfiskuar një armë AK-47  me një karikator pa fishek. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport të policisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera