Lajme

Shtimi i masave të sigurisë, Policia në Gjilan shton masat, arreston 13 persona

Autori: Gazeta inFokus 09:56 | 12 August 2023

Policia e Kosovës, Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan me qëllim të shtimit të masave të sigurisë, respektivisht ruajtjen e rendit e qetësisë publike në vazhdimësi po ndërmerr aktivitet duke hartuar e zbatuar plane operative dhe vepruese, me qëllim të ofrimit të sigurisë në përgjithësi dhe gjetjen e konfiskimin e armëve pa leje në veçanti.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se qëllimi kryesor i kësaj fushate është të reduktojë rreziqet dhe tensionet që shkaktohen nga armëmbajtja pa leje dhe të ndihmojë në forcimin e rendit dhe sigurisë publike.

“Në këtë drejtim, me qëllim të kujdesit për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve, Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për krijimin e një ambienti të qetë, prosperuar dhe të sigurte për të gjithë qytetarët.

-Advertisement-

Kjo arrihet duke bashkëpunuar ngushtë i gjithë komuniteti për tu arritur qëllimet e përbashkëta. Në rastet kur armët qarkullojnë në duar të personave të paautorizuara sjellin rreziqe të rënda për ne, familjet tona dhe të tjerët që na rrethojnë, rritet mundësia e krimeve duke përfshirë vrasjet, grabitjet dhe veprat e tjera të kriminalitetit”, thuhet në njoftim.

Po ashtu sipas njoftimit bëhet e ditur se konfiskimi i armëve pa leje është prioritet i Policisë ku synojnë stabilitet dhe zhvillim të qëndrueshëm e normal për të gjithë qytetarët.

“Duke dashur të ofrojmë një pasqyrë rreth aktiviteteve të ndërmarra, Drejtoria rajonal e Policisë Gjilan ka kontrolluar lokale, automjete e qytetar me ç’ rast po ofrojmë disa të dhëna statistikore:

Bazuar në të dhënat dhe raportet tonë mbi zbatimin e planit operativ ,,Goditja 2023’’ që nga data 08.08.2023 deri me datën 11.08.2023 janë kontrolluar 25 lokale, janë kontrolluar njëmijë e gjashtëqind e katërdhjetë e nëntë (1649) automjete, legjitimuar njëmijë e nëntëqind e pesëdhjetë e pesë (1955) persona, konfiskuar katër armë dhe arrestuar e dërguar në mbajtje 13 persona”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se rreth luftimit të kësaj dukurie duhet aktivitet i përbashkët i institucioneve relevante në vend.

“Policia do të vazhdojë aktivitetet duke hartuar e zbatuar plane operative, duke ndërmarrë fushata vetëdijësuese dhe për të pasur suksese më të mëdha fton të gjithë qytetarët për bashkëpunim në këtë drejtim”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera