Lajme

Shtime: Vodhi shtyllat e drurit në kulmin e shkollës, arrestohet 21-vjeçari për “vjedhje të rëndë”

Autori: Gazeta inFokus 12:55 | 18 March 2022

Një person është arrestuar të premten, pasi që dyshohet se ka vjedhur disa shtylla druri nga kulmi i shkollës “Bajram Curri” në fshatin Llanishtë, të Shtimes, shkruan Gazeta Infokus.

Policia ka njoftuar se arrestimi i të dyshuarit me inicialet F.R, ka ardhur si pasojë e një pune intensive të policëve hetues.

“I dyshuari, është shoqëruar në stacionin policor në Shtime dhe pasi është intervistuar nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt është liruar për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera