Lajme

Shtime: I humbi 350 euro në bastore, 22-vjeçari inskenon një grabitje që t’i arsyetojë paratë e humbura tek familja

Autori: Gazeta inFokus 21:57 | 06 April 2021

Një person me inicialet A.A., 22-vjeçar, nga Shtimja, ka inskenuar një grabitje në mënyrë që t’i arsyetonte 350 eurot e humbura në bastore në familje.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, nëpërmjet një komunikate, duke thënë se i riu është liruar me procedurë të rregullt, shkruan Gazeta Express.

“I dyshuari , me 05.04.2021,kishte paraqitur në polici rastin e grabitjes duke deklaruar se nga persona të panjohur ju kishin grabitur 350 Euro në Shtime,në rrugën ,,14.Dhjetori””, thuhet në komunikatë.

“Hetimet e mëtejme kan rezultuar me deklarimin në prani të avokatit mbrojtës si dhe pranimin në tërësi të inskenimit të rastit nga vet ai me qëllim të arsyetimit para familjarëve për humbjen e parave në bastore”, thuhet tutje. /Express/

Të tjera