Lajme

Shteti vazhdon qiranë e 292 veturave, ja sa mijë euro paguan në muaj

Autori: Gazeta inFokus 09:19 | 11 July 2023

Brenda pak ditësh janë përmbyllur në mënyrë urgjente procedurat për marrjen me qira të 292 veturave, të cilat do të vazhdojnë t’u shërbejnë institucioneve shtetërore.

Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP), ka nënshkruar sot kontratën me kompaninë “Auto Mita” për marrjen me qera të 292 veturave.

Kontrata, e cila është negociuar me vetëm një kompani, vlen 164 mijë euro. Përmes saj, AQP-ja ka siguruar marrjen me qera të 292 veturave, në pronësi të kompanisë “Auto Mita”.

-Advertisement-

Sipas Dosjes së Tenderit, 119 vetura janë të modelit Dacia Sandero, ndërkaq 173 të tjera janë vetura franceze Renault Megane.

Për 292 veturat me qera, Agjencia Qendrore e Prokurimit do të paguajë 132 mijë euro në muaj.

Veturat, bazuar në Dosjen e Tenderit, janë në shërbim të dhjetëra institucionesh të nivelit qendror dhe lokal siç janë ministritë, agjencitë, kuvendet komunale, prokuroritë etj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera