Lifestyle

Shteti që fitoi dy miliard dollarë vetëm nga shitja e lajthive!

Autori: Gazeta inFokus 14:17 | 07 September 2022

Turqia ka fituar 1,99 miliard dollarë nga shitja e lajthive jashtë vendit gjatë këtij sezoni, bëri të ditur grupi lokal i eksportuesve.

Në periudhën prej shtatorit të vitit 2021 deri në muajin gusht të vitit 2022, Turqia eksportoi 340.147 ton lajthia, njoftoi shoqata e eksportuesve të rajonit të Detit të Zi.

Si eksportuesi më i madh në botë i lajthive, Turqia eksporton rreth 75% të lajthive të saj në vendet evropiane. Gjatë sezonit të mëparshëm të eksportit 2020/2021, vendi shiti 292.440 ton lajthi dhe fitoi 2,01 miliardë dollarë.

-Advertisement-

Ndërkaq, vitamina B është thelbësore për shëndetin tonë, pasi ndihmon në funksionimin e metabolizmit. Në të bëjnë pjesë grupi i vitaminave B1, B2, B5, B6 dhe B12, të cilat garantojnë energjinë e duhur, favorizojnë sistemin nervor dhe mëlçinë.

Jo vetëm kaq, por kjo vitaminë ndihmon për të humbur peshë me lehtësi, pasi kuron aparatin tretës dhe zorrën e trashë, duke përmirësuar tretjen.

Mungesa e vitaminës B ka simptoma të qarta, ku shpesh shoqërohet me lodhje, dhimbje muskulore dhe mungesë oreksi. Për të zgjidhur këtë problem, mjafton që të përmirësohet regjimi ushqimor, duke futur në dietën e përditshme ushqime që përmbajnë më shumë vitaminë B. Bajamet, arrat dhe lajthitë janë të pasura me vitaminën B3, një substancë e domosdoshme për lëkurën, lufton lodhjen dhe problemet me tretjen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera