Lajme

Shteti që feston sot ditën e parë të Bajramit

Autori: Gazeta inFokus 11:38 | 26 Qershor 2017

Myslimanët në Kinë, ku Fitër Bajrami ka filluar të festohet një ditë më pas, mbushën xhamitë për të falur namazin e Bajramit.

Myslimanët të cilët u mblodhën në xhaminë Njiucie në kryeqytetin e Kinës, Pekin, pasi që përmbushën obligimet e tyre të zeqatit dhe fitrit në një stendë të vendosur në oborr, falën namazin e Bajramit.

Ndërkaq, masat e intensifikuara të sigurisë në hyrje dhe dalje të xhamisë tërhoqën vëmendje, kurse edhe shumë rrugë përreth xhamisë u mbyllën për trafikun, shkruan AA.

-Advertisement-

Xhamia Niucie është një prej xhamive më të vjetra dhe një prej qendrave turistike të Pekinit. Në anën tjetër, prej 56 grupeve të pakicave në Kinë, 10 prej tyre përbëhen nga myslimanët.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy