Fokus

Shteti nuk po merret me vështirësitë që kanë personat e prekur me autizëm

Autori: L Abazi 17:12 | 02 April 2021

Dita e dytë e muajit prill në botë, shënohet edhe si Dita Botërore e Autizmit.

Shënimi i kësaj dite synon të rrisë ndërgjegjen dhe të përmirësoj jetën e personave që jetojnë me autizëm.

Njëra ndër shoqatat që merret me personat me autizëm është edhe “Autizmi”.

-Advertisement-

Mbikëqyrësja e punëve terapeutike në këtë shoqatë, Erza Ramadani, për Gazetën inFokus ka treguar si trajnohen këta persona në Kosovë.

Ajo për Gazetën inFokus ka thënë se me trajtimin e këtyre personave merren vetëm shoqatat por se nuk ka ndonjë angazhim institucional për ta.

“Tash për tash kanë trajtim të duhur pasi janë shoqatat të cilat ofrojnë shërbime. Dhe qëllimi i gjithë trajnimeve që bëhen në shoqata është pavarësimi që ata të jenë sa më të pavarur”, ka thënë Ramadani.

Deri tani për personat me autizëm nuk ka ndonjë qendër e cila merret konkretisht me ta.

Një qendër e tillë pritet të ndërtohet tek vitin tjetër në nivel komunal.

Sfida kryesore për këta persona janë edhe ligjet.

Në vendet perëndimore ligjet bazohen në konventa dhe kjo ju jep mundësi që të përfshihen në integrim për të ju ndihmuar atyre sa më shumë.

Po ashtu këta persona përballen me paragjykime të shumta në vendin tone.

“Personat me autizëm janë si gjithë personat normal në fizik, në pamje të jashtme, po njerëzit paragjykojnë me sjelljet dhe mungesën e komunikim që munden me pas”, ka thënë Erza Ramdani.

Mbikëqyrësja e punëve terapeutike në shoqatën “Autizëm”, ka treguar edhe për pengesat të cilat i kanë pas gjatë pandemisë për ofrimin e shërbimeve.

“Si çdo institucion pandemia na ka penguar edhe neve dhe ka ndikuar në punën tonë pasi që kur ka qenë koha a karantinimit ne jemi mobilizu që me iu ofru shërbime online dhe kjo pjesë ka qenë shumë e vështir me u realizu. Për dallim nga shkollat këta ju duhet më shumë vëmendje. Prindërit e kanë realizuar terapinë, kurse ne i kemi udhëzuar në lidhje direkte “, ka thënë ajo.

Autizmi mendohet se shkaktohet nga një kombinim i gjeneve dhe faktorëve mjedisor ndërsa vlerësohet se një për qind e popullatës globale është autike. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera