Shteti ndau 5.6 milionë euro për austriakët, pranoi disfatën gjyqësore para kohe
Autori: Gazeta inFokus
13:14 | 02 November 2017
Ende pa përfunduar të gjitha procedurat ligjore në rastin e skandalit të pasaportave ndërmjet MPB-së dhe kompanisë austriake OeSD, Kuvendi i Kosovës ka votuar që të ndajë nga buxheti i shtetit 5.6 milionë euro për t’ia paguar kësaj kompanie, duke e pranuar kështu disfatën gjyqësore para kohe, shkruan Gazeta Express.
Një shumë prej 5 milionë e 600 mijë eurove i ka ndarë Kuvendi i Kosovës gjatë rishikimit të buxhetit 2017 për pagesën e vendimeve të prera të Gjykatave, siç është rasti i arbitrazhit për pasaporta. Por, kjo procedurë gjyqësore ende nuk është mbyllur. Sipas ligjit për arbitrazhin çdo vendim i huaj duhet t’i nënshtrohet procesit të njohjes nga Gjykata Themelore në Prishtinë para se të ekzekutohet ky vendim, derisa një gjë e tillë mohohet të jetë bërë nga kompania austriake.
Në Ministrinë e Financave sqarojnë për Express se kërkesën për ndarjen e këtyre parave e ka bërë Ministria e Punëve të Brendshme dhe se ata janë përgjegjës për këtë ndarje.
“Ndarja e mjeteve financiare në bazë të Vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit është bërë sipas kërkesës së Ministrisë së Punëve të Brendshme. Për më shumë, ju lutem të kërkoni përgjigje në MPB, sepse ata janë përgjegjës për këtë çështje”, kanë thënë ata.
Por, në MPB thonë se kompania austriake OeSD nuk e ka bërë Kërkesën për Njohjen dhe Ekzekutimin e Vendimit të Tribunalit të Arbitrazhit, ashtu siç kërkohet në legjislacionin vendor, përkatësisht në Ligjin Nr. 02/L-75 për Arbitrazhin, në nenin 39 paragrafi 2, që përcakton se Kërkesa për njohjen dhe ekzekutimin e një vendimi të arbitrazhit të nxjerrë jashtë Kosovës i paraqitet Gjykatës Ekonomike në Kosovë.
“MPB përmes përfaqësuesve të vet ligjorë ka dorëzuar Padinë për Anulimin e Vendimit të Arbitrazhit lidhur me Kompetencën e Tribunalit të Arbitrazhit dhe për momentin kjo procedurë gjyqësore është në zhvillim e sipër pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për Çështje Ekonomike”, sqaron kjo Ministri.
Ata shprehen të sigurt se bazuar nga dispozita ligjore e përmendur si më lart nuk do të realizohet asnjë pagesë deri në përmbushjen e obligimeve ligjore në vendin tonë.
Avokatura e Shtetit kohë më parë në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë ishte angazhuar që të bëjë padi ndaj vendimit të Arbitrazhit për pasaportat.
Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri thotë se procesi i arbitrazhit në mes të ‘Osterreichische Staatsdruckerei’ kundër Ministrisë së Punëve të Brendshme në fillim dhe përgjatë rrjedhës së tij, nuk ka qenë i udhëhequr nga Avokatura Shtetërore e Republikës së Kosovës, por që Avokatura Shtetërore si mekanizëm brenda Ministrisë së Drejtësisë, megjithatë, është angazhuar për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Vjenës për njohjen dhe përmbarueshmërinë e vendimeve.
Ai për Express sqaron se kundërshtimi është hartuar mbi parametra dhe argumente të fuqishme juridike dhe është dorëzuar zyrtarisht pranë Gjykatës së Vjenës.
“Megjithatë, pas parashtrimit të këtij kundërshtimi, nuk kemi pranuar ende ndonjë përgjigjeje apo vendim lidhur me pranimin e të njëjtës si të bazuar ose jo. Avokatura Shtetërore me rastin e pranimit të përgjigjes apo vendimit nga Gjykata e Vjenës do të shqyrtojë veprimet tjera ligjore përkitazi me këtë rast”, ka shtuar ai.
Kurse Qeveria, ende pa përfunduar procedurat ligjore, i ndau paratë për dënimin rreth rastit të Pasaportave, vendim ky i cili u miratua në rishikimin e Buxhetit të vitit 2017.
Historiku i skandalit të pasaportave
Gjithçka nisi më 5 nëntor 2010 kur Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës publikoi një njoftim për kontratë në lidhje me furnizimin me pasaporta biometrike.
Tenderi kryesor u hap në shkurt të vitit 2011 dhe në maj të të njëjtit vit OeSD-ja u njoftua se kishte fituar tenderin.
Tenderi për prodhimin e pasaportave biometrike të kosovarëve, me vlerë prej 14 milionë e 127 mijë e 3.24 euro, u nënshkrua në datën 17 qershor të vitit 2011.
Ishte paraparë të ishte njëri ndër hapat kryesorë që do të plotësonte kërkesën e Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave, por doli të jetë një nga skandalet më të mëdha dhe më të përfolura në Kosovën e pasluftës dhe vetëm liberalizimit të vizave nuk i kontribuoi.
Krahas procesit civil, të cilin Kosova e humbi në Arbitrazh, lidhur me këtë rast është mbajtur edhe një proces gjyqësor, i cili ka përfunduar në shkallë të parë në dhjetor të vitit 2014.
Si pjesë e këtij procesi, Natali Velija, përfaqësuese e kompanisë austriake “Osterreichische Staatsdruckerei” (OeSD), ishte dënuar me 12 vjet burg nga Gjykata Themelore e Prishtinës për veprat penale: krim i organizuar, pastrim i parave dhe mashtrim, ndërsa më pas ky dënim nga Gjykata e Apelit i ishte ulur në 8 vjet burgim për dy vepra penale – mashtrim dhe pastrim i parave.
Edhe të akuzuarit tjetër Fisnik Blakaj, i cili fillimisht ishte dënuar me 11 vjet burg i është zbutur dënimi nga Gjykata e Apelit. Tani, ai do të vuajë 6 vjet burg për veprën penale të pastrimit të parave.
Dënimet për veprën penale të pastrimit të parave u janë zbutur edhe të dënuarve të tjerë, Betim Blakajt, Ergyn Doganit, Imer Fazlisë dhe Nazmi Thaqit.
Nazmi Thaqi dhe Betim Blakaj janë dënuar me nga një vit burgim, ndërsa Imer Fazlija me dy vjet, e Ergyn Dogani me pesë vjet burgim.
Jakup Blakqori dhe Sefedin Shala u shfajësuan nga vepra penale për të cilën akuzoheshin – pranim i mallrave të vjedhura.
Përkundër se në krejt këtë proces autoriteti kontraktues që inicioi, zhvilloi, mbikëqyri (ose të paktën do të duhej ta mbikëqyrte) tërë procesin e realizimit të këtij projekti dhe në fund shkëputi kontratën e cila qytetarëve të Kosovës do t’u kushtojë 5.6 milionë euro më shumë, asnjë zyrtar i Ministrisë nuk është gjykuar deri më tani.

T� tjera
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
































