Lajme

Shteti italinë përveç në ekonomi, mbështet Kosovën edhe në fusha tjera

Autori: Gazeta inFokus 14:04 | 21 June 2018

Zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Faton Thaçi ka vizituar fabrikën e prodhimit dhe përpunimit të orizit “Roncaia” në Mantova të Italisë.

Thaçi është pritur nga pronari i fabrikës Massimo Scotti, që brenda 8 orëve prodhon dhe paketon 120 tonë oriz dhe shpërndan nëpër shumë vende të botës.

Scotti u informua nga zëvendësministri për mundësit që i ofron Kosova për investitorët e huaj dhe mundësin e ardhjes së këtij produkti në Kosovë.

-Advertisement-

“Ligji për Investime Strategjike ofron shumë lehtësira për bizneset e huaja dhe kjo është një mundësi e mirë që biznesin tuaj ta shtrini edhe në Kosovë, e përmes Kosovës edhe në vendet tjera të Ballkanit”, tha Thaçi gjatë takimit me Scottin.

Ndërsa pronari i fabrikës tha se do vjen në Kosovë për vizitë dhe për ta parë mundësin që biznesin e tij ta shtrij edhe në Kosovë dhe vendet tjera të Ballkanit.

Gjatë ditës zëvendësministri ka zhvilluar takime edhe me institucionet publike italiane, konkretisht me kryetarin e Komunës Curtatone, Carlo Bottani.

Bottani ia konfirmoi zëvendësministrit se do ta ndihmojnë Kosovën përveç fushës së investimeve strategjike, të bizneseve Italiane në Kosovë, do të ndihmojmë Kosovë edhe në fushën e shëndetësisë dhe arsimit.

Bottani tha se do iu ndihmojmë në hapjen e një shtëpie për trajtim të fëmijëve me nevoja të veçanta, si dhe furnizimin me një pajisjen si donacion për spitalet dhe shtëpitë e shëndetit në Kosovë.

“Pajisje e sofistikuar dhe inovative që shëron sëmundje pa përdorim të ilaçeve mjekësore, teknologji e fundit si dhe investime në arsim në hapjen e një universiteti Italinë me kuadër italiane”, tha Bottani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera