Sport

Shteti i shpërblen kampionet olimpike

Autori: Gazeta inFokus 16:19 | 29 September 2021

Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku, i ka ndarë sot shpërblimet shtetërore për Norën, Distrinë dhe trajnerin Kuka.

Shteti i Kosovës i ka shpërblyer sot kampionet olimpike dhe trajnerin e tyre për suksesin e arritur në Lojërat Olimpike.

Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova fituan medalje të arta olimpike duke shkëlqyer në sportin e xhudos.

-Advertisement-

Dhe sot, ato, së bashku me trajnerin Driton Kuka, i morën shpërblimet shtetërore.

Me këtë rast, për medalje të artë ato do t’i marrin nga 100 mijë euro, kurse trajneri i tyre nga 50 mijë për secilën medalje.

Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku e bëri ndarjen e shpërblimeve shtetërore, shkruan Gazeta Express.

Ai insiston se xhudistet në fjalë janë krenaria e Kosovës dhe u zotua se asnjëherë nuk do të ndihmojë përkrahja për sportistët.

Nora Gjakova e falënderoi ministrin dhe shtetin, i cili iu ka dalë gjithmonë në ndihmë atyre.

Edhe Distria Krasniqi e shprehu falënderimin për këtë shpërblim të merituar.

Sipas saj, mundi i sportistëve fatmirësisht po shpërblehet nga shteti.

Ndërkohë, trajneri Driton Kuka është zotuar se do ta vazhdojë rrugën drejt suksesit përkundër pengesave nëpër të cilat po hasin sportistët shkaku i politikës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera