Lajme

Shteti gjerman i ofron mbështetje ministrit Bajram Hasani

Autori: Gazeta inFokus 13:40 | 06 March 2018

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka pritur sot një delegacion të kryesuar nga Helge Tolksdorf, drejtor për zgjerimin e BE-së, Evropën Juglindore dhe Turqinë në Ministrinë Federale për Punë të Jashtme të Gjermanisë, që shoqërohej nga Anja Meyer nga Ministria Federale për Çështje Ekonomike dhe Energjetike dhe zëvendës ambasadori Gjerman në Kosovë, Jan Axel Voss.

Ministri Hasani përmendi prioritetet e ministrisë që drejton, në veçanti harmonizimin e legjislacionit të plotë me MSA-në, përmbushjet e obligimeve qe derivojnë nga MSA,  jetësimin e ligjit për Investime Strategjike dhe prioritetet e Kosovës në CEFTA.

Hasani tha se orientimi i politikave të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë do të jetë në përkrahjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme që ta rrisin kapacitetin e prodhimit dhe eksportin.

-Advertisement-

“Ne prej marrjen së mandatit, që po bëhen gati 6 muaj, jemi munduar që sa i përket legjislacionit, t’i shtyjmë disa ligje që nuk kanë qenë në harmoni të plotë me MSA-në. Kemi punuar shumë në këtë drejtim dhe janë diku dhjetë ligje që janë proceduar në qeveri. Ne politikat tona i kemi orientuar në përkrahjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe promovimin e investimeve. Te përkrahja e ndërmarrjeve të vogla, jemi të orientuar shumë në përmirësimin e konformitetit të produkteve, përkrahjen e bizneseve për t’i rritur kapacitetet e prodhimit, që nëpërmjet kësaj synojmë ta rrisim  edhe eksportin, te hapim vende te reja te punës dhe te fokusohemi ne zhvillimin ekonomik te Republikës sonë.”, tha Hasani.

Ministri Hasani gjithashtu përmendi edhe aplikuesin e parë për ta marr statusin e Investitorit Strategjik, që është një kompani me kapital gjermano-kosovar dhe që do t’i investojë 130 milionë euro në energji solare.

Gjithashtu ministri Hasani përmendi edhe raportin e të bërit biznes që Kosova është renditur në vendin e 40.

“Jemi duke hartuar politika të turizmit, forcimin e  mbrojtjes së të drejtave të pronësisë, infrastrukturën e cilësisë në përgjithësi, dhe krijimin e ambientit të bërit biznes, që Kosova është renditur mjaft mirë vitin e kaluar në vendin e 40 në të bërit biznes, sipas raportit të Bankës Botërore. Po presim që gjatë këtij viti të kemi progres prapë, me miratimin e Ligjit për Shoqëri Tregtare. I kemi dhënë mbështetje shumë fondit për garanci kreditore. Mbështetës i këtij fondi është edhe Banka Gjermane për Zhvillim dhe Rindërtim”, tha Hasani.

Helge Tolksdorf, drejtor për zgjerimin e BE-së, Evropën Juglindore dhe Turqinë në Ministrinë Federale për Punë të Jashtme të Gjermanisë tha se Ballkani Perëndimor është në vazhdimësi prioritet për shtetin gjerman.

“Ballkani Perëndimor do të jetë në vazhdimësi një pikë e rëndësishme e politikës së jashtme gjermane. Lajm i mirë është që prej pavarësisë së Kosovës kemi dyfishuar këmbimin tregtar bilateral, dhe Kosova ka një potencial të madh që mund të shfrytëzohet”, tha Tolksdorf.

Tolksdorf  e përgëzoi dhe inkurajoi ministrin Hasani për harmonizimin e legjislacionit me BE dhe përmbushjet e kritereve qe derivojne nga MSA-ja.

Ai po ashtu i dha garanci ministrin Hasani që shteti gjerman do të jetë partner i fuqishëm i Kosovës në zhvillimin e politikave ekonomike dhe ofrojë mbështetjeje për ekspertë në fushat që ka nevojë MTI-ja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera