Lajme

Shteti i futur në borxh te kisha ortodokse serbe

Autori: Gazeta inFokus 14:58 | 01 December 2017

Po bëhet një dekadë qëkur Kosova e ka shpallur pavarësinë dhe 18 vjet qëkur janë krijuar institucionet e para të përkohshme vetëqeverisëse dhe ende ka ministri e agjenci të pavarura të shtetit që funksionojnë nëpër objekte me qira, shkruan AktivPress.

Në mesin e institucioneve që shfrytëzojnë objekte të tilla janë edhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale si dhe Agjencia Kundër Korrupsionit.

Objektet që i shfrytëzojnë ato, konsiderohen të jenë pronë e Kishës Ortodokse Serbe.

-Advertisement-

Por Qeveria del të mos jetë qiraxhi korrekt. Rreth tri vjet nuk e ka paguar qiranë.

Praktikisht i bije që mospagesa e qirasë është bërë gjatë periudhës kur Qeveria është udhëhequr nga Isa Mustafa.

Mirëpo, atë që se ka bërë Mustafa, ka vendosur ta bëj tash Haradinaj.

Në mbledhjen e fundit të Qeverisë, bashkë me anëtarët e kabinetit të ministrave, kanë miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve financiare për pagesën e qirasë për Kishën Ortodokse Serbe (KOS), për objektin e shfrytëzuar nga institucionet qeveritare në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë.

“Ngecja e pagesës së qirasë është për periudhën 31 muaj e gjysmë në vlerë prej 9063 euro për një muaj”, thuhet në njoftimin qeveritar.

Sistemi i institucioneve të shtetit nëpër objekte publike ka qenë premtim i secilës qeveri prej shpalljes së pavarësisë e këndej./AktivPress

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera