Shteti fiton rastin ndaj ish-këshilltarit të Hashim Thaçit në Arbitrazh

Autori: Gazeta inFokus
18:29 | 08 September 2022
Republika e Kosovës është paditur nga Bedri Selmani gjatë vitit 2019, në Tribunalin Ndërkombëtar të Arbitrazhit ICC, për kompensimin e dëmit dhe fitimin e humbur, me pretendimin se ndërprerja e kontratës për shfrytëzimin e pompave të benzinës ka qenë e kundërligjshme.
Megjithatë, kjo gjykatë ka refuzuar kërkesëpadinë e paditësit Bedri Selmani dhe duke e urdhëruar të njëjtin që të paditurës Republikës së Kosovës, t`ia kompensojë shpenzimet e krijuara në këtë procedurë.
Njoftimi nga Ministria e Drejtësisë:Republika e Kosovës është paditur nga Bedri Selmani, më 29 prill 2019, në Tribunalin Ndërkombëtar të Arbitrazhit ICC, për kompensimin e dëmit dhe fitimin e humbur, me pretendimin se ndërprerja e kontratës për shfrytëzimin e pompave të benzinës ka qenë e kundërligjshme.
Paditësi këtë padi e ka ushtruar duke u bazuar në dispozitat ligjore të Ligjit për Investime të Huaja, si shtetas i huaj, ndërsa shuma e pretenduar e paditësit në këtë kontest ka qenë rreth 65 milionë euro.Ministria e Drejtësisë – Avokatura Shtetërore ka kontraktuar firmën ligjore Squire Patton Boggs, për përfaqësimin e këtij kontesti.
Avokatura Shtetërore gjatë tërë procedurës e ka mbështetur firmën e kontraktuar me sigurimin e provave, ekspertëve, dëshmitarëve dhe të gjitha dokumentet tjera të nevojshme për mbrojtjen e interesave të Republikës së Kosovës.
Pas ndërmarrjes së shumë veprimeve procedurale, seanca dëgjimore është mbajtur nga data 25 tetor deri me datën 30 tetor 2021.
Me datë 01.08.2022 Tribunali i Arbitrazhit (ICC) ka nxjerrë vendimin final në çështjen e Bedri Selmanit kundër Republikës së Kosovës, duke refuzuar kërkesëpadinë e paditësit Bedri Selmani dhe duke e urdhëruar të njëjtin që të paditurës Republikës së Kosovës, t`ia kompensoj shpenzimet e krijuara në këtë procedurë.Pas kërkesës që i është bërë paditësit për përmbushje vullnetare të detyrimit sipas Vendimit final të Arbitrazhit, i njëjti nuk ka shprehur vullnet që të përmbushë detyrimet e tij sipas Vendimit të lartcekur ndaj Republikës së Kosovës.
Avokatura Shtetërore është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore brenda dhe jashtë vendit për ekzekutimin e vendimit, me qëllim të rimbursimit të shpenzimeve që janë shkaktuar gjatë mbrojtjes së këtij rasti.Tani më, Avokatura Shtetërore, ka dorëzuar kërkesën për njohje dhe ekzekutim të vendimit final të Arbitrazhit, në Gjykatën Komerciale, në Prishtinë.
Detyrimi i Bedri Selmanit ndaj Republikës së Kosovës kap shumën prej: Shpenzimet e arbitrazhit: 1,302,165.38 USD dhe 71,653.305 euro; Rimbursimi i paradhënies për kostot (shpenzimet e arbitrazhit): 175,000.00 USD.

Të tjera
-
Ramadani: Sipas matjeve të mia, polici mbajti gjurin në qafën e 27-vjeçarit rreth 49 sekonda
Analisti Burim Ramadani ka thënë se një nga pesë zyrtarët policorë ka mbajtur...
-
“Pse ja keni mlu ftyrën se po i zinet fryma? – baba i thojke ki me u çu”, vëllai i Agonit jep detaje si e morën vesh për vdekjen
“Ja kishin vendos një çarçaf në fytyrë mjekët, dhe pyetja e parë e babit ke; ...
-
Agonin nuk e ka vr*a rrufeja – Zyrtarët policorë u ngritën kur e panë që s’po lëviz, Asdren Hoxha i përgjigjet avokatit të njërit prej policëve
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Vëllai i viktimës në Lipjan e thotë të kundërtën e policisë për substancë narkotike: Çka kanë pru janë 70 centë edhe do tesha
Policia e Kosovës me anë të një komunikate sqaruese lidhur me rastin e Agon Z...
-
Vde*s një zjarrfikës pas një aksidenti në Meje të Gjakovës
Ka vdekur një person si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve në fshatin ...
-
Ndërrim historik në LDK: Nga Burim Berisha tek Besnik Osmani – një kapitull i ri për Fushë Kosovën
Një moment i veçantë për degën e LDK-së në Fushë Kosovë, sot u shënua ndërrim...
-
Fjalët e fundit të Agon Zejnullahut: “Lëshomni, çka jeni tu ba. Spo muj ma, oj nanë!”
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Aksident i rëndë në Gjakovë, përplasen dy kamionë – lëndohen shoferët
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në udhëkryqin mes rrugëve “27 Pri...
-
Ndizen qirinj para Teatrit Kombëtar për 27-vjeçarin që u “vr*a nga pakujdesia” dhe dhu*na policore
Me lot në sy, dhimbje në zemër dhe fotografinë e tij në duar, familjarë, miq ...
-
Sorensen takon në Washington ambasadorin e Kosovës dhe atë të Serbisë
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka bërë bashkë në ...
-
Krasniqi takon Rohden, flasin për zhvillimet e fundit politike dhe tejkalimin bllokadës
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka takuar sot A...
-
Projekti kinez për paralajmërimin e motit fiton çmimin WSIS 2025
Një projekt kinez për paralajmërimin e hershëm të katastrofave meteorologjike...